Home / Njoftime / NJOFTIM PËR PUBLIKUN Projekti: “Përmirësimi i Infrastrukturës, Hapësirave Publike dhe Monumenteve Kulturore në Kalanë e Beratit”

NJOFTIM PËR PUBLIKUN Projekti: “Përmirësimi i Infrastrukturës, Hapësirave Publike dhe Monumenteve Kulturore në Kalanë e Beratit”

NJOFTIM PËR PUBLIKUN

Projekti: “Përmirësimi i Infrastrukturës, Hapësirave Publike dhe Monumenteve Kulturore në Kalanë e Beratit”

Bashkia Berat publikon për njohje dhe konsultim nga publiku dokumentacionin teknik të projektit “Përmirësimi i Infrastrukturës, Hapësirave Publike dhe Monumenteve Kulturore në Kalanë e Beratit”.

Ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së hapësirave publike në zonën historike të Kalasë së Beratit, si dhe rehabilitimin dhe mbrojtjen e monumenteve kulturore, duke respektuar vlerat historike, arkitektonike dhe urbanistike që e bëjnë këtë zonë një prej pasurive më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe pjesë të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ndërhyrjet e parashikuara synojnë të kontribuojnë në ruajtjen dhe valorizimin e trashëgimisë kulturore, përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët, rritjen e aksesueshmërisë dhe përmirësimin e përvojës së vizitorëve, duke garantuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe në harmoni me karakterin autentik të Kalasë.

Në kuadër të transparencës institucionale dhe informimit të publikut, dokumentacioni i projektit vihet në dispozicion për t’u njohur nga të gjithë të interesuarit.

Dokumentacioni përmban:

  • Projekt-propozimin teknik, në format PDF;
  • Relacionet dhe specifikimet teknike shoqëruese;
  • Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Trashëgimi (HIA – Heritage Impact Assessment).

Dokumentacioni i plotë i projektit mund të konsultohet në linkun e mëposhtëm

https://www.swisstransfer.com/dl/01a1cf96-f4a6-70d5-ac5c-497b0c4776bf

Paraqitja e komenteve dhe sugjerimeve

Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të paraqesin komentet, sugjerimet apo vërejtjet e tyre lidhur me dokumentacionin e projektit, në adresën elektronike info@bashkiaberat.gov.al ose në rrugë postare, në adresën:

Bashkia Berat
Bulevardi “Republika”, Berat.

Data dhe ora e zhvillimit të dëgjesës publike, në kuadër të prezantimit dhe diskutimit të projektit, do të bëhen të ditura në një njoftim të veçantë në vijim.

Bashkia Berat mirëpret kontributin e qytetarëve dhe të gjithë aktorëve të interesuar, në funksion të një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës për përmirësimin e infrastrukturës dhe ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme të Kalasë së Beratit.