Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak Berat
Njoftojmë se ditën e martë, më 15 shtator 2026, në orën 11:00, në sallën e Këshillit Bashkiak, do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Berat.
Mbledhja është thirrur nga Kryetarja e Këshillit Bashkiak, në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, neni 53, pika 4.
Rendi i ditës
- Miratimi i rendit të ditës.
- Shqyrtimi i relacionit: “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve
