Vijojnë dëgjesat publike në Rajonet 1, 2 dhe 3
Këshilli Bashkiak Berat ka vijuar me zhvillimin e dëgjesave publike në Rajonet 1, 2 dhe 3, mbi ndarjen administrativo-territoriale dhe Projektbuxhetin Afatmesëm 2027–2029.
Gjatë takimeve u zhvillua një bashkëbisedim i hapur me qytetarët, të cilët paraqitën mendimet, shqetësimet dhe propozimet e tyre lidhur me zhvillimin e qytetit dhe përcaktimin e prioriteteve për vitet e ardhshme.
Dëgjimi i çdo zëri dhe përfshirja aktive e qytetarëve në proceset vendimmarrëse janë thelbësore për rritjen e transparencës dhe realizimin e një bashkëqeverisjeje më të mirë për qytetin.
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve



