Dëgjesa publike në Njësitë Administrative Otllak dhe Roshnik
Këshilli Bashkiak Berat, së bashku me Kryetarin e Bashkisë dhe përfaqësues të administratës bashkiake, zhvilluan dëgjesa publike në Njësitë Administrative Otllak dhe Roshnik, mbi Reformën Territoriale-Administrative dhe Projektbuxhetin Afatmesëm 2027–2029.
Gjatë takimeve u zhvillua një bashkëbisedim i hapur me qytetarët, të cilët paraqitën mendimet, shqetësimet dhe propozimet e tyre lidhur me zhvillimin e territorit dhe përcaktimin e prioriteteve për vitet e ardhshme.
Dëgjimi dhe bashkëbisedimi me qytetarët janë të rëndësishëm për garantimin e një procesi vendimmarrës transparent dhe gjithëpërfshirës.
Së bashku marrim vendimet e duhura!
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve




