Home / Njoftime / Njoftim për Fshirjen dhe Lehtësimin e Detyrimeve të Taksave dhe Tarifave Vendore

Njoftim për Fshirjen dhe Lehtësimin e Detyrimeve të Taksave dhe Tarifave Vendore

Njoftim për Fshirjen dhe Lehtësimin e Detyrimeve të Taksave dhe Tarifave Vendore

Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Berat njofton të gjithë tatimpaguesit se, në zbatim të ligjit nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, tashmë ofrohet mundësia për përfitim nga fshirja ose lehtësimi i detyrimeve të taksave dhe tarifave vendore.

Konkretisht:

Fshihen plotësisht:

Detyrimet e papaguara të përcaktuara sipas ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, për periudhat tatimore deri më datë 31.12.2014.

Lehtësohen detyrimet për periudhën 2015 – 2019:

  • Shuhet 50% e taksës/tarifës vendore, nëse pjesa e mbetur prej 50% paguhet e plotë brenda datës 30.06.2026.
  • Shuhet 25% e taksës/tarifës vendore, nëse pjesa e mbetur prej 75% paguhet brenda datës 31.12.2026.

Shënim: Në të dy rastet e mësipërme, gjobat dhe kamatvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

Shuhen gjobat dhe kamatvonesat:

Për detyrimet që i përkasin periudhave tatimore nga data 01.01.2020 deri më datë 31.12.2024, me kusht që tatimi/taksa/tarifa përkatëse të paguhet brenda datës 31.12.2026.

Kush nuk përfiton nga ky ligj?

Nuk përfitojnë nga fshirja apo lehtësimi i detyrimeve subjektet/tatimpaguesit që:

  • janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore ose doganore;
  • janë në proces gjyqësor ose në hetim për këto vepra gjatë periudhës së zbatimit të ligjit.

Afati i zbatimit të ligjit

Ligji i shtrin efektet nga data 01.01.2026 deri më 31.12.2026.

Për më shumë informacion, qytetarët dhe subjektet e interesuara mund të drejtohen pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Berat.