TITULLI I PROJEKTIT:
HEVON: Rrjeti i vajit të ullirit cilësor EVO i NVM-ve konkurruese në Adriatikun e Jugut
Përshkrimi i projektit:
HEVON – Rrjeti i vajit të ullirit cilësor EVO i NVM-ve (nderrmarjeve te vogla dhe te medha) konkurruese në Adriatikun e Jugut
Programi Interreg IPA South Adriatic 2021–2027
Partner udhëheqës: Unione dei Comuni del Basso Biferno
Kohëzgjatja: 01/07/2025 – 31/12/2027
Buxheti: 920.700,96 € (757.029,71 € bashkëfinancim i BE-së)
Përmbledhje e projektit
HEVON synon të forcojë konkurrueshmërinë e aktorëve italianë, shqiptarë dhe malazezë në sektorin e vajit të ullirit ekstra të virgjër (EVO) me cilësi të lartë.
Projekti bashkon ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NVM) në zinxhirin e furnizimit të vajit EVO në Puglia, Molise, Shqipëri dhe Mal të Zi, duke forcuar bashkëpunimin ndërkufitar përmes Living Labs dhe ngjarjeve ndërkombëtare, duke ofruar mjete të dedikuara marketingu si dhe sesione trajnimi dhe mentorimi. Përmes një strategjie të përbashkët që përfshin një Manifest/ deklaratë dhe një Kartë të Vajit për standartet e vajit të ullirit , projekti do t’u ofrojë autoriteteve vendore, prodhuesve dhe restoranteve mjete inovative për promovimin e traditave të tyre kulinare dhe varieteteve lokale të ullirit, duke u ofruar qytetarëve përvoja unike shqisore dhe shijimi.
HEVON bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Interreg IPA South Adriatic 2021–2027.
Objektivat e përgjithshme
- Rritja e ndërgjegjësimit për cilësitë dalluese të vajit EVO me cilësi të lartë.
- Forcimi i konkurrueshmërisë së NVM-ve përmes inovacionit dhe strategjive të përmirësuara të marketingut.
- Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe krijimi i një zinxhiri të qëndrueshëm të vlerës së vajit të ullirit.
- Promovimi i politikave që u shërbejnë prodhuesve, artisanëve të ullirit , teknikëve, restoranteve, politikëbërësve dhe konsumatorëve.
Grupet e synuara
HEVON angazhon tre aktorë kryesorë të zinxhirit të vlerës së EVOO, secili me role dhe përfitime specifike:
Prodhuesit (NVM në kultivimin e ullirit dhe prodhimin e vajit)
- Fiton ndërgjegjësim për standardet e cilësisë dhe mjete për valorizimin e EVOO.
- Aksesojnë sesione trajnimi, shkëmbime mobiliteti, takime B2B dhe Platformën HEVON.
Restorantet & Agroturizmi (sektori HORECA)
- Veprojnë si ambasadorë kulturorë dhe edukativë të EVOO.
- Marrin pjesë në Living Labs, bashkëkrijojnë Menunë HEVON dhe Manifestin/Delkaratën HEVON dhe presin aktivitete promovuese.
Konsumatoret (qytetarët dhe vizitorët)
- Zbulojnë EVOO si shprehje të territorit, kulturës dhe një stili jetese të shëndetshëm.
- Angazhohen përmes World Cafés, panaireve, ekspozitave dhe aktiviteteve të Living Lab.
Aktivitetet kryesore
Trajnimet HEVON
- Sesione të ngritjes së kapaciteteve për prodhuesit dhe operatorët HORECA për forcimin e njohurive teknike, strategjive të marketingut dhe konkurrueshmërisë ndërkombëtare.
Living Lab HEVON
- Një hapësirë bashkëkrijimi që bashkon sipërmarrës, restorant-pronarë, dizajnerë dhe qytetarë për të dizajnuar HEVON Trolley dhe Menunë HEVON.
- Sesione lokale në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi.
- Tre ngjarje ndërkombëtare (dy fizikisht, një online).
- Produktet: një prototip Trolley dhe një Menu e përbashkët EVOO.
Mentorimi, Takimet B2B & Platforma HEVON
- Aktivitetet e mentorimit: kompanitë e përzgjedhura do të marrin pjesë në aktivitete mentorimi që synojnë rritjen e konkurrueshmërisë së tyre në tregun e vajit të ullirit me cilësi të lartë (EVO) dhe promovimin e ndërkombëtarizimit të tyre përmes strategjive të marketingut dhe komunikimit.
- Takimet B2B: kompani italiane, shqiptare dhe malazeze do të takohen në Mal të Zi për të lehtësuar rrjetëzimin dhe për të nxitur partneritete të ardhshme ekonomike.
- Platforma HEVON B2B do të ofrojë materiale trajnimi, një vitrinë dixhitale dhe mjete për të mbështetur pozicionimin në treg kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.
HEVON Kit
Një grup zgjidhjesh inovative të bashkëkrijuara me përfituesit:
- Udhëzimet HEVON: standarde të përbashkëta për të rritur konkurrueshmërinë e NVM-ve.
- HEVON Trolley: një mjet komunikimi dhe trajnimi për stafin dhe konsumatorët, për t’u përdorur në restorante dhe panaire.
- Menuja HEVON: një përzgjedhje e kuruar e EVOO-ve që plotësojnë kriteret e cilësisë dhe qëndrueshmërisë.
- Platforma HEVON: një qendër online për trajnim, rrjetëzim dhe vizibilitet ndërkombëtar.
Partneriteti
Partnerët e Projektit
- LP1 – Bashkimi i Bashkive të Basso Biferno (Partner udhëheqës, ITALI)
- PP2 – Universiteti i Lirë Mesdhetar Giuseppe Degennaro (ITALI)
- PP3 – Shoqata për Bujqësi të Qëndrueshme të Ullirit – Valdanos (MAL I ZI)
- PP4 – Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës (SHQIPËRI)
- PP5 – Kooperativa Sociale KAIROS (ITALI)
- PP6 – Bashkia Berat (SHQIPËRI)
Partnerë të Asociuar
- AP1 – Federata Rajonale e Fermerëve Direkt të Molise (ITALI)
- AP2 – AFP – Shoqata e Mjeshtërve të Vajit të Puglias (ITALI)
- AP3 – Dhoma e Ekonomisë së Malit të Zi (MAL I ZI)
- AP4 – Prefekti i Qarkut Durrës (SHQIPËRI)
- AP5 – Shoqata Kombëtare e Qyteteve të Vajit të Ullirit (ITALI)
- AP6 – Bashkia Roskovec (SHQIPËRI)
Kontakt: hevon.ucbb@gmail.com
Bashkia Berat Për një Berat të Qytetarëve