Home / Njoftime / SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)

 

Lloji i diplomës “Shkenca  Sociale ”

niveli minimal i diplomës “Master Profesional ”

 

Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” , Bashkia Berat  shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionin :

 

  • 1(një) Specialist për Ndihmën Ekonomike dhe PAK në Njësinë Administrative Roshnik, Drejtoria e Shërbimit Social, Bashkia  Berat, kategoria e pagës IV-2

 

* Pozicioni i  lartë përmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorine ekzekutive.

Për të dy Procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil)

aplikohet në të njëjtën kohë!

 

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE

DO TË JETË                                                                            08.10.2025

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL  DO TË JETË                                                              13.10.2025

 

Përshkrimi  i Punës

  • Të identifikojnë familjet që kanë nevojë për ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe nevojat e individëve për shërbime të përkujdesit shoqëror;
  • të verifikojnë gjendjen shoqërore e ekonomike të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike dy herë në vit dhe, për familjet që shpallen përfituese për herë të parë, verifikimi i parë të kryhet brenda tre muajve;
  •  të paraqesin pranë strukturës përgjegjëse për shërbimet shoqërore në bashki të dhënat për familjet/individët në nevojë, që kanë aplikuar për ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe personat që do të trajtohen me shërbime të përkujdesjes shoqërore;
  • të ndihmojnë në përgatitjen e dokumentacionit për personat që aplikojnë për përfitimin e ndihmës ekonomike, pagesës së aftësisë së kufizuar dhe për shërbimet e përkujdesit shoqëror si edhe të administrojë këtë dokumentacion;
  • të hartojnë kërkesën për bllok-ndihmën dhe fondin e pagesës së personave me aftësi të kufizuar çdo dymujor për njësi të vetëqeverisjes vendore;
  • të bashkëpunojnë për hartimin e planeve vendore dhe rajonale në mbështetje të personave në nevojë;
  • të vlerësojnë nevojat e individëve ose familjeve që kërkojnë të marrin shërbime shoqërore, në përputhje me përparësitë kombëtare dhe vendore, mundësitë financiare për mbulimin e këtyre shërbimeve, të përgatisin dokumentacionin dhe propozimet për miratim në këshillin bashkiak;
  •  të grumbullojnë dhe të hartojnë informacione, statistika dhe të mbajnë regjistrin e përfituesve, të ndjekin shpenzimet për ndihmën ekonomike, pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe të personave që kanë nevojë për shërbime të përkujdesit shoqëror;
  • të grumbullojnë informacione për rrjetet e shërbimeve publike dhe private që veprojnë në territorin e bashkisë ose njësisë administrative.
  • të hedhin në regjistrin elektronik kombëtar të dhënat e deklaruara nga aplikuesit për ndihmë ekonomike;
  • të kontribuojnë në procesin e hartimit të projektvendimit për propozimin që familja /individët në nevojë të trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe të listës së personave me aftësi të kufizuar;
  • të raportojnë pranë bashkisë të dhëna statistikore për numrin dhe fondin për familjet /individët përfitues të ndihmës ekonomike dhe pagesave të aftësisë së kufizua
  • zbatojë detyrat që ka një punonjës për mbrojtjen e fëmijëve.
  • Sigurimin e mbështetjes së punës së NJMF-së duke lehtësuar komunikimin edhe brenda strukturave të bashkisë.
  • Alokimin e buxheteve të mjaftueshme në mënyrë që NJMF të funksionojë në mënyrë efikase duke përfshirë ofrimin e hapësirës dhe burimeve të përshtatshme në zyrë.
  • Mundësimin e punonjësve të NJMF që të marrin pjesë në trajnime dhe aktivitete.
  • Sigurimin që mbështetja e duhur teknike t’i ofrohet NJMF-së.
  • Sigurimin e pjesëmarrjes së administratorëve socialë në takimet e mbrojtjes së fëmijëve dhe mbështetje për zhvillimin dhe zbatimin e planeve individuale të hartuara për fëmijën.

 

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori, (sipas përcaktimeve të nenit 19 të ligjit 152/2013“Për nëpunësin civil”, i ndryshuar) (kategorisë ekzekutive),
  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  • Të kenë një vlerësim pozitiv të paktën mirë apo shumë mirë (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Bachelor  sipas legjislacionit të arsimit të lartë ,në shkenca Sociale si  Punonjës  Social, Psikologji, / Psikologji,  e specializuar, etj.”,  Si  diploma   Bachelor edhe ajo master profesional duhet të jenë në të njejtën fushë .. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se një vit, në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet e  Qeverisjes Vendore
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  4. Njohja e gjuhes se huaj Anglisht ose ndonjë gjuhe tjeter të BE-së perben Avantazh

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë  Burimeve Njerëzore  të Bashkisë Berat ,  brenda  datës  08.10.2025

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Leter motivimi Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  • Certifikate personale
  • Certifikate familjare
  • Aktin e statusit të nëpunësit civil
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore/ Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale)
  • Vertetim nga Gjykata
  • Vertetim nga Prokuroria
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore në fuqi.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Duke filluar nga  data 09.10.2025  Njësia Përgjegjëse   e Burimeve Njerëzore  e Bashkisë Berat   do të shpallë  në portalin “Agjencia  Kombëtare e Punësimit dhe Aftesive ”, faqjen zyrtare të bashkisë dhe stendat e informimit të publikut ,listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me  gojë .

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA.

 

  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”  si edhe aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për  Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9970 datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në Shoqëri”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9669 date 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdheniet familjare “ i përditësuar
  • Njohuritë mbi ligjin 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojeten e fëmijëve”.
  • Njohuritë mbi ligjin 57/2019 “Për asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”. Njohuritë mbi V.K.M nr. 597, datë 04.09.2019, i ndryshuar date 29.12.2021, “Për përcaktimin e proçedurave, të dokumentacionit dhe masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”. Njohuritë mbi .121/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”
  • Njohuritë mbi VKM Nr.425, datë 27.06.2012 , i ndryshuar me VKM Nr.839 datë 03.12.2014 “Për përcaktimin e kritereve dhe dokumentacionit të nevojshëm për pranimin e personave në institucionet rezidenciale publike dhe private, të përkujdesit shoqëror për PAK”
    Njohuritë mbi ligjin  8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit”,
  • Njohuritë mbi ligjin 8626, datë 22.06.2000 “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”
  • Njohuritë mbi ligjin 7889, datë 14.12.1994, “Statusi i invalidit ”

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:

 

  • 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar (20 pikë – përvoja 10 pikë – trajnimet ose kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse ; 10 pikë – vlerësimet e rezultateve individuale në punë ).
  • 60 pikë intervista e strukturuar me gojë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike.

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin “Agjencia  Kombëtare e Punësimit dhe Aftesive ”, faqjen zyrtare të bashkisë dhe stendat e informimit të  Publikut.Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

2- Pranimi në shërbimin civil

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21,22  të Ligjit nr. 152/2013:

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Bachelor  sipas legjislacionit të arsimit të lartë ,në shkenca Shoqërore/  Sociale si  Punonjës  Social,  Psikologji, / Psikologji e Specializuar ……..  ”,  Si  diploma   Bachelor edhe ajo master profesional duhet të jenë në të njejtën fushë .. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Eksperienca nw pune, në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet e Qeverisjes Vendore  perben avantazh .
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  4. Njohja e gjuhes se huaj Anglisht ose ndonjë gjuhe tjeter të BE-së  perben Avantazh
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Leter motivimi
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Certifikate familjare
  • Certifikate personale
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore/ Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale)
  • Vertetim nga Gjykata
  • Vertetim nga Prokuroria
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë  Burimeve Njerëzore  të Bashkisë Berat   , brenda datës  13.10.2025  

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil , do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:

  • për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
  • datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
  • mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Duke filluar  nga data   20.10.2025 Njësia Pergjegjëse e  Burimeve Njerëzore  e Bashkisë Berat   do të shpallë në  në portalin “Agjencia  Kombëtare e Punësimit dhe Aftesive ”, faqjen zyrtare të bashkisë dhe stendat e informimit të  publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e pranimit në shërbimin civil  , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet  testimi  me  shkrim  dhe   intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil  do të njoftohen individualisht nga Njësia Pergjegjëse e  Burimeve Njerëzore  e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”  si edhe aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për  Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9970 datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në Shoqëri”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9669 date 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdheniet familjare “ i përditësuar
  • Njohuritë mbi ligjin 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojeten e fëmijëve”.
  • Njohuritë mbi ligjin 57/2019 “Për asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuritë mbi K.M nr. 597, datë 04.09.2019, i ndryshuar date 29.12.2021, “Për përcaktimin e proçedurave, të  dokumentacionit dhe masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike”.
  • Njohuritë mbi VKM nr.8 datë 14.01.2015 i ndryshuar në datë 15.01.2019  “Për mbrojtjen e Shtresave në Nevojë, për efekt te heqjes së Fashës së Kompesimit të Energjisë Elektrike deri në 300 këh në muaj” .
  • Njohuritë mbi .121/2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”
  • Njohuritë mbi VKM Nr.425, datë 27.06.2012 , i ndryshuar me VKM Nr.839 datë 03.12.2014 “Për përcaktimin e kritereve dhe dokumentacionit të nevojshëm për pranimin e personave në institucionet rezidenciale publike dhe private, të përkujdesit shoqëror për PAK”.

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:

  • Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin në portalin “Agjencia  Kombëtare e Punësimit dhe Aftesive ”, faqjen zyrtare të bashkisë dhe stendat e informimit të  publikut.  Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .     

                       

BASHKIA BERAT