NJOFTIM MBI PËR PËRFUNDIMIN PA FITUES TË PROCEDURËS SË REKRUTIMIT PËR POZICIONIN PUNONJËS TË POLICISË BASHKIAKE
Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ligjit në zbatim të ligjit nr. 89/2022 “Për Policinë Bashkiake” si edhe Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.452, datë 26.07.2023 “Për miratimin e rregullorës kuadër të Policisë Bashkiake”, kreu III “Rregullat dhe Procedurat e detajuara të pranimit në Policinë Bashkiake” si edhe Procesverbalin e Komisionit Përzgjedhes , Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat, njofton se:
Për pozicionin Punonjës të Policisë Bashkiake, në Drejtorinë e Policisë Bashkiake nuk ka asnjë kandidat që të konsiderohet i suksesshëm për të vazhduar fazat e vlerësimit.
Procedura përfundon pa fitues.
BASHKIA BERAT