Home / Njoftime / Njoftim për konsultim publik

Njoftim për konsultim publik

Njoftim për konsultim publik

Data dhe ora:20/08/2024,ora 09:30
Vëndi i Konsultimit:Salla e Konferencave, Bashkia Berat
Titulli i Projekt-aktit : “Mbi miratimin e zonave të parkimit me pagesë,tarifave të parkimit publik në “Parkimi Goricë”
Propozuesi : Kryetari i Bashkisë

Sqarime për projekt-aktin:
1-Parkimi në Goricë deri tani ka funksionuar si parkim pa pagesë për qytetarët dhe turistët që vizitojnë qytetin. Lagja Goricë është një lagje pjesë e Ansamblit muzeal të qytetit të Beratit dhe një atraksion turistik i rëndësishëm në qytet.

2- Parkimi në pjesën veriore të Goricës ( pranë rrethrrotullimit ish-SHIKU) do të vihet në funksion së shpejti dhe i shërben gjithë fluksit të mjeteve të cilët aksesojnë zonën muzeale të Goricës dhe Mangalemit, por edhe në lagjen Dëshmorët e Kombit.

Kalendari i konsultimit : Konsultimi publik do të realizohet sipas kalendarit të konsultimeve.

Pjesëmarrës :
– Nga ana e Bashkisë : Etleva Dhima, N/Kryetare e Bashkisë Berat,
Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore
– Nga komuniteti : Biznese,banorë të zonës,grupe interesi

Format e konsultimit : Tryezë diskutimi
Qytetarë dhe individë të interesuar)

 

Qëllimi i konsultimit publik

Këshilli i Bashkisë në zbatim të ligjit 139/2015 “Për Vetqeverisjen Vendore” i ndryshuar si dhe në zbatim të rregullores së Këshillit ka për qëlim të garantoj pjesmarrjen e komunitetit në vendimarrje si dhe te  orgnaizoje konsultime publike duke marrë parasysh mendimin e komunitetit përgjatë procesit të konsultimit duke i përfshirë ato në draftin e propozuar nga Kryetari i Bashkisë.

Përshkrimi i cështjes që trajton projekt-akti
1. Të miratojë zonat e parkimit me pagese për dy parkimet ‘’Parkimi Goricë’’ dhe Parkimi në pjesën veriore të Goricës.

2.Të miratojë tarifat e parkimit për dy parkimet ‘’Parkimi Goricë’’ dhe Parkimi në pjesën veriore të Goricës’’ si:
Tarifat :
Nga 0-3 orë qëndrimi: 100 lekë
Nga 3-6 orë qëndrimi: 200 lekë
Nga 6-8 orë qëndrimi: 300 lekë
Nga 8-24 orë qëndrimi: 600 lekë

Abone mujore: 2500 lekë/muaj. Nëse paguhet 6 mujore
Abone mujore: 4500 lekë/muaj . Nëse paguhet 1 mujore

Pyetjet që ngre Këshilli ndaj publikut

A janë parashkikuar të gjitha nevojat e komunitetit në kët draft ?
Sa është impakti financiar i këtij Drafti ?

Detaje të çdo takimi publik apo dëgjese publike që do të organizohet në lidhje me projekt-aktin për këshillim;
Këshilli bashkiak nëpërmjet Komisionit të Ekonimisë dhe Infrastrukturës do të bëj publik kalendarin. Administrata do të lehtesojë komunikimin me qytetarët e interesuar
Do të vihet në dispozicion edhe një adresë emaili ku do të dërgohen rekomandimet e qyetarëve.

Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve;
Kontaktet ku do të dërgohen rekomandimet janë:
Sekretaria e Keshillit bashkiak: Bora Agalliu, email, boraagalliu.br@gmail.com,

Projekt-vendimi, relacioni shoqërues, studime apo materiale me informacion në lidhje me cështjen që konsultohet
Projekt Vendimi ndodhet i publikaur ne faqen web të Këshillit dhe të Bashkisë në Linkun:

Njoftimi per nismen vendimarrese me pjesmarrje

Shpjegim të procesit që do ndjekë dhe veprimet qe do të ndërmarrë Këshilli për të shqyrtuar rekomandimet nga publiku deri në marrjen e vendimit
Këshilli siguron reagim ndaj komenteve, rekomandimeve, verejtjeve të dërguara nga publikut apo grupet e interesit për projektaktin/ projektpolitikën e shpallur për këshillim publik, përgjatë gjithë fazave të proçesit të këshillimit publik.

Në varësi të numrit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve, Këshilli, nepëmjet Sekretarit, i dërgon konfirmimin e marrjes së tyre të gjithë dërguesve: a. me poste elektronike (individualisht), ose me poste fizike, përgjigje kolektive (me poste elektronike apo në portalin e këshillimit të Këshillit; nëse postohen në portal komente apo rekomandime nga palët që kanë kontribuar, brenda 15 ditëve pune nga postimi i përgjigjes kolektive, kjo do të konsiderohet si konfirmimi i marrjes së reagimit të Këshillit nga kontribuesi).

Data e publikimit
13.08.2024 Berat
Bora Agalliu
Sekretare e Keshillit Bashkiak