Home / Njoftime / FTESË PËR KONSULTIM DHE DIALOG TË HAPUR

FTESË PËR KONSULTIM DHE DIALOG TË HAPUR

FTESË PËR KONSULTIM DHE DIALOG TË HAPUR

Të nderuar përfaqësues të biznesve në qytetin e Beratit,
Bashkia Berat ka kënaqësinë t`ju ftojë në një takim konsultues dhe dialogu të hapur për prezantimin e nismës së ndarjes së mbetjeve urbane në burim në qytetin tonë. Kjo nismë përfaqëson një shumë të rëndësishëm për të përmirësues menaxhimit të mbetjeve dhe për të siguruar një qytete të pastër, një zhvillim të qëndrueshëm dhe një turizëm të begatë.

Detajet e takimit janë si më poshtë:
Data: E premte, 16 gusht 2024
Ora: 10:00
Vendi: Salla e Këshillit Bashkiak, Bashkia Berat

Qëllimi i këtij takimi është të prezantojmë skemën e re të ndarjes së mbetjeve urbane të riciklueshme në të gjitha hallkat e saj dhe të ndajmë mendimet, të identifikojmë sfidat dhe të diskutojmë së bashku për të bërë këtë skemë të qëndrueshme në të ardhmen, përmes kontributit të bashkisë dhe përkrahjes tuaj. Gjithashtu, ky takim do të shërbejë për të dikutaur më tej lidhur me afatet dhe angazhimin tuaj në arritjen e objektivave të mbrojtjes s mjedisit.
Pjesëmarrja juaj do të ishte shumë e vlefshme për një zbatim të suksesshëm dhe për të siguruar që kjo nismë të jetë e dobishme për të gjithë ne dhe brezat që do vijnë.

Me respekt,
Bashkia Berat