Home / Ngjarje, aktivitete

Ngjarje, aktivitete

Degjesa e dyte publike ne lidhje me Planin e Permiresimit te Arsimit parashkollor

Ishim sot ne degjesen e dyte publike ne lidhje me Planin e Permiresimit te Arsimit parashkollor. Komisioni i Arsimit prane Keshillit Bashkiak Berat realizoj degjesen publike me perfaqesues te komunitetit te prinderve te Rajonit 1 dhe 2, si dhe perfaqesues te bizneseve te qytetit te cilet do te kontribuojnë ne permiresimin e Arsimit parashkollor ne Berat. Qytetaret kane mundesi te dergojne rekomandimet e tyre edhe me email ose poste brenda dates 13 Prill.
#Keshillibashkiak #Berat

 

 

 

 

 

Konsultimi publik për “Planin e përmirësimit të shërbimit të arsimit parashkollor 2024-2026”në Njësinë Administrative Roshnik

Sot Komisioni i Arsimit, Kulturës,Rinisë,Sporteve dhe Barazisë Gjinore i Këshillit të Bashkisë Berat në bashkëpunim me administratën e bashkisë realizoi konsultimin publik për “Planin e përmirësimit të shërbimit të arsimit parashkollor 2024-2026”në Njësinë Administrative Roshnik. Pjesë e konsultimit ishin komuniteti (përfshirë këtu anëtarë të grupeve vulnerable), prindër dhe anëtarë të bordeve të kopshteve dhe përfaqësues të bizneseve për të marrë mendimin e tyre mbi këtë Plan, për të evidentuar dhe forcuar kontributin e bordit të prindërve dhe komunitetit në përgjithësi në zbatimin e tyre, dhe për të parë modele të mira menaxhimi për arsimin parashkollor dhe mekanizmat për t’i bërë funksionalë ato. Rekomandimet e qytetarëve u morë dhe do të vlerësohen nga Komisioni për ti përfshirë ato në vendimarrje.#Këshilli i Bashkisë Berat

 

 

 

 

 

Bashkëbisedim mbi Barazinë Gjinore

Ditën e hënë, datë 11.08.2025, ora 11.30, në ambientet e Bashkisë Berat u zhvillua takimi midis znj. Valbona Karakaçi (Përfaqësuese e Projektit Bashki të Forta), RFP Berat i Projektit Bashki të Forta dhe përfaqësues/e nga Këshilli Bashkiak,Berat. Qëllimi takimit ishte bashkëbisedimi, këshillimi, shkëmbimi ideve dhe suporti që mund të jepet nga projekti.
Nisma të tilla përmirësojnë dhe lidhin Këshillin me qytetarët.

 

 

 

 

 

 

 

 

Dëgjesat publike në njësitë Otllak dhe Roshnik ” Mbi miratimin e buxhetit 2026 dhe PBA 2026-2028

Këshilli Bashkiak sëbashku me Bashkinë Berat zhvilluan ditën e sotme dëgjesat publike në njësitë Otllak dhe Roshnik ” Mbi miratimin e buxhetit 2026 dhe PBA 2026-2028.
Rekomandimet e qytetarëve janë udhërrëfyes për parashikimin e buxhetit të vitit 2026.

Dëgjesat publike në njësitë Velabisht dhe Sinje ” Mbi miratimin e buxhetit 2026 dhe PBA 2026-2028

Këshilli Bashkiak sëbashku me Bashkinë Berat zhvilluan më datë 11/09/2025 dëgjesat publike në njësitë Velabisht dhe Sinje ” Mbi miratimin e buxhetit 2026 dhe PBA 2026-2028.
Rekomandimet e qytetarëve janë udhërrëfyes për parashikimin e buxhetit të vitit 2026.

Dëgjesat publike me Rajonet 1,2 dhe 3 të qytetit me temën:Mbi miratimin e buxhetit 2026 dhe PBA 2026-2028

Këshilli Bashkiak sëbashku me Bashkinë Berat zhvilluan dëgjesat publike me Rajonet 1,2 dhe 3 të qytetit me temën:Mbi miratimin e buxhetit 2026 dhe PBA 2026-2028.
Rekomandimet e qytetarëve janë udhërrëfyes për parashikimin e buxhetit të vitit 2026.

Tryezë pune me shoqërinë civile mbi rolin e saj në garantimin e një Këshilli Bashkiak më të mirë

Këshilli Bashkiak Berat, në bashkëpunim me projektin “Bashki të Forta”, organizoi një tryezë pune me përfaqësues të shoqërisë civile, me fokus:
“Roli i shoqërisë civile në garantimin e një Këshilli Bashkiak më të mirë, në shërbim të qytetarëve”.Gjatë takimit, pjesëmarrësit u informuan mbi të gjitha instrumentet dhe procedurat përmes të cilave qytetarët mund t’i drejtohen Këshillit për adresimin dhe zgjidhjen e problematikave të komunitetit.Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës, përfshirjes qytetare dhe forcimit të vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Antikorrupsioni si pjesë e axhendës së veprimtarisë së Këshillit Bashkiak

Këshilli Bashkiak në bashkëpunim me projektin Bashki të Forta organizuan ditën e sotme tryezën e dytë të punës me pjesëmarrjen e qytetarëve si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave që operojnë në qytet me temë: Antikorrupsioni si pjesë e axhendës së veprimtarisë së Këshillit Bashkiak.
Të gjithë ndanë opinionet dhe praktikat që janë ndeshur në marrëdhëniet me institucionet si dhe diskutuan rreth mundësive për një qeverisje më të drejtë për të gjithë qytetarët.
Sëbashku mund t’a bëjmë qeverisjen më të mirë për komunitetin që na rrethon.