Home / Investimet e ndihmes se huaj ne Bashkine Berat.

Investimet e ndihmes se huaj ne Bashkine Berat.

Investimet e ndihmes se huaj ne Bashkine Berat

Projektet kryesore dhe investimet publike në qytetin e Beratit për 2020- 2021

Në vitin 2020 në Bashkinë Berat filluan disa projekte madhore në bashkëpunim me Qeverine Shqiptare, donatorë dhe partnerë vendas dhe të huaj të cilat iniciuan ndërhyrje të mëdha në infrastrukturën publike.

1-Rehabilitimi i rrugës ‘’ Muzak Topia’’ financuar nga Programi për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik financuar nga Banka Boterore. Investimi do të ofrojë lehtësi për trafikun e mjeteve , parkimin, ndriçimin, sheshet panoramike, por edhe do t’i shërbejnë fuqizimit të bizneseve turistike të cilat janë të përqendruara në Qëndren Historike.  Rruga Muzak Topia’’ lidh Kalanë e qytetit me rrugën nacionale dhe qytetin, duke pritur t’i japë një  zhvillim të jashtëzakonshem turizmit në qytet dhe më gjerë.

2-Rehabilitimi i rrugës ‘’ SHISH – Ura e re e Goricës ‘’ , e cila kalon përgjatë lumit Osum, dhe synon  të rrisë aksesin në qytet, të shmangë trafikun dhe t’i japë zhvillim një zone të degraduar të qytetit. Financim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

3- Rehabilitimi i rrjetit ujësjellës kanalizime dhe ujrave të zeza për lagjen Goricë dhe lagjet e njësisë administrative nr. 1 në qytet, përfshirë ‘ ‘Dëshmorët e kombit’’  , ‘’Muzaka’’, Clirim’’ dhe ‘’ barrikadë’’. Projekti mundësuar nga financimet e huaja të Qeverisë Gjermane përmes KfË, Qeverisë Zvicerane dhe Bashkimit Evropian. Projekti ka filluar zbatimin me rehabilitimin e derdhjes së ujërave të zeza në qytet duke shmangur ndotjen e habitatit ujor dhe duke bërë të mundur që lumi Osum të kthehet në hapësirën blu kaq të munguar të panoramës së qytetit, siç e meriton. Gjithashtu projekti parashikon ndërhyrje në zonat e banuara kryesisht në Lagjen Goricë dhe Lagjet Veriore të qytetit për renovimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë duke bërë të mundur shtimin e orëve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët si dhe rritjen e eficiencës ekomomike dhe operacionale të ndërmarrjes për menaxhimin e ujit në qytet.

Aktualisht janë duke u zbatuar keto projekte të mëdha në qytet :

1- Bypass-i i ri i qytetit, segmentin prej 4.2 kilometër i cili nis në fillim të rrugës “Santa Lucia” (Stadiumi i Vjetër) dhe përfundon në kufi me Bashkinë Poliçan, (Stacioni i fundit urban). Gjithashtu do të kemi edhe një dalje të dedikuar për lagjen “Uznovë”. Ky investim zgjidh problemin e trafikut dhe ndotjen mjedisore në rrugën “Antipatrea”. Lehtëson hyrjen dhe daljen nga qytetiti i Beratit edhe për banorët e Bashkisë Poliçan dhe Çorovodë dhe me përfundimin e kësaj rruge rrëzohet miti që Berati ka vetëm 1 rrugë

Ky projekt është konceptuar sipas modeleve më të mira të infrastrukturës urbane, ku nuk do të mungojnë hapësirat e dedikuara për këmbësorët, rrugët dytësore si dhe korsitë e biçikletave .

 

2.Projekti për  Parkingun në Qëndër :

Projekti eshte  një nga investimet më madhore të qytetit, një mega hapësirë e re PARKIMI e standardeve më të larta do të jetësohet në fundsheshin ‘Teodor Muzaka’, duke i dhënë fund problematikës së parkimit dhe bllokimit të çdo lloj hapësire publike, që jo vetëm bezdisin këmbësorët, krijojnë shëmti estetike, por edhe pengojnë punën e disa prej bizneseve, veçanërisht të lokalizuara në qendër të qytetit.

Ky PARKIM, nga më të mëdhenjtë në Shqipëri, ka një kapacitet prej afërsisht 200 vendesh parkimi, i konceptuar me një kat të nëndheshëm dhe me infrastrukturë bashkëkohore do t’i shtohet listës së projekteve  më të mira që i ndërthurren (absolutisht pa e trazuar) arkitekturës së veçantë të këtij qytetit ikonik.

Parkingu i vendosur ne nje pike fokale te qytetit, e cila lidh Qendren e Qytetetit me Qendren Historike, do t’i sherbeje fluksit turistik dhe te qytetareve, duke zbatuar keshtu nje prej rekomandimeve kryesore te Strategjise se Turizmit per Beratin, zgjidhjen e parkingut per fluksin turistik.

 

3.Restaurimin e peizazhit historik urban të Lagjes “Goricë’’. Synohet restaurimi i banesave kategori e pare, rehabilitimi dhe krijimi i nje zone pedonale dhe rekreative ne rrugen buze lumit Osum ne lagjen Gorice, sistemim i linjave ajrore dhe elektrike te lagjes Gorice , rehabilitimi i shtegut te Kalase Gorice dhe krijimi i nje pike panoramike ne Kalane Gorice si dhe krijimi i nje hapesire parkimi prane lagjes Gorice, e cila do t’i sherbeje banoreve dhe turisteve , kombinuar edhe me nje hepesire rekreative.

  1. Restaurim dhe përdorim me përshtatje i ish- Selamllëkut të Vrionasve dhe zonës rrotull.

Synohet krijimi i nje qendre te vogel pritje dhe shetitje per vizitoret, hepesira te gjelberta dhe rekretative per banoret prane Qendres Mesjetare te Beratit, duke shpalosur pamjen lindore te ansamblit te Mangalemit.

5-Investimi  ‘’ Rehabilitimi i rrugës Berat- Drobonik’’ .

 

Një tjetër projekt që do të vijoje  është  Rehabilitimi i vend-depozitimin te mbetjeve të qytetit. Ky projekt mbështetet nga Qeveria Zvicerane përmes SECO dhe pas rehabilitimit të vend-depozitimin aktual do të fillojë edhe ndërtimi i një Landfilli Sanitar i cili do të synojë të adresojë grumbullimin dhe administrimin e mbetjeve në mënyrë sa më miqësore me mjedisin për Bashkitë e Qarkut Berat.

Për sa i përket gjelbërimit synojmë të krijojmë 7 hapësira të gjelbërta me një sipërfaqe totale prej 2428 m2.

Bashkia Berat ka filluar zbatimin e Projektit ‘’Mbrojtja nga zjarri në pyje’duke zbatuar punimet per  rehabilitim të godinës së Sektorit të Mbrojtjes nga zjarri.

————————-

Investimet private ne qytet ne fushen e turizmit jane : ndertimi i kater hoteleve te medhenj ne qytet , me nje kapacitet 400 shtreterish ne total, kthimi i shtepive ne qendren historike ne bujtina dhe restorante, investime ne agro-turizem dhe ferma pritese ne fshtrat turistike. Nderkohe ka interes nga sektori privat per investime ne fushen e transportit ekologjik dhe te energjise se rinovueshme ne qendren historike.

 

Lista e projekteve të huaja buxheti, periudha e zbatimit, perfituesit.

Tab 13.5 Investimet e ndihmes se huaj.

Nr Emri i Projektit Pershkrim  i shkurter  Shuma e buxhetit Periudha e zbatimit Rajoni/njesia administrative perfituese
1 ‘’Projekti per zhvillimin e integruar Urban dhe turistik’’- Banka Boterore Rehabilitimi i rrugës ‘’ Muzak Topia’’ Kala   Perfunduar Nderhyrjet ne Rajonin 1+ 2.

Perfitues :Gjithe komuniteti i Bashkise Berat

2 ‘’Projekti per zhvillimin e integruar Urban dhe turistik’’- Banka Boterore Restaurimi i peizazhit historik urban të Lagjes “Goricë’’   Ne process Nderhyrjet ne Rajonin  2.

Perfitues :Gjithe komuniteti i Bashkise Berat

3 ‘’Projekti per zhvillimin e integruar Urban dhe turistik’’- Banka Boterore Restaurim dhe përdorim me përshtatje i ish- Selamllëkut të Vrionasve dhe zonës rrotull.   Ne process Nderhyrjet ne Rajonin  2.

Perfitues :Gjithe komuniteti i Bashkise Berat

4 ‘’Projekti per nderhyrjet ne infrastrukturen bashkiake’’. KFW, Qeveria Zviceriane. Rehabilitimi i rrjetit ujësjellës kanalizime dhe ujrave të zeza për lagjen Goricë dhe lagjet e njësisë administrative nr. 1 në qytet   Ne process. Nderhyrjet ne Rajonin 1+ 2.

 

5 ‘’Projekti per menaxhimin e integruar te mbetjeve’’. Qeveria Zviceriane + Bashkia Berat 20% Rehabilitimi i vend-depozitimin te mbetjeve të qytetit 800,000 euro Perfunduar Nderhyrja ne njesine administrative Otllak.

Perfitues :Gjithe komuniteti i Bashkise Berat

6 Projekti ‘’Bashki te zgjuara energjie’’ Nderhyrje ne ndricimin publik te zones urbane 600,000 euro Prill- Dhjetor 2022 Rajonet 1,2,3.
7 Projekti ‘’ Accessible Tourism’’ Krijimi i lehtesirave per personat me aftesi ndryshe ne pikat turistike dhe te trashegimise kulturore 101,926 euro Në proces Kalaja Berat
8 E Natura Krjimi i kater shtigjeve per bicikleta malore. Krijimi i 4 mini kopshteve botanike perreth shtigjeve. 94,000 euro Perfundon ne Nentor 2022 Rajoni 2, 3, Njesia Velabisht.
9 IADSA Ndertimi, mobilimi dhe funksionimi I Qendres Rinore Berat. 286,885 euro Ne proces Nderhyrja ne Rajonin 2. Perfitues te gjithe te rinjte e Bashkise Berat.
10 GIZ Projekti Pune per Komunitetin. Punesim sezonal per 75 te papune per pastrimin e kanaleve ujitese dhe kulluese. 90,000 euro  Perfunduar Njesite Otllak dhe Velabisht.
11 HELP – bizneset Projekti per fuqizimin e 30 bizneseve te vogla nepermjet financimit me paisje ne shumen deri ne 2000 euro. 60,000 euro Janar- Dhjetor 2022 Rajonet 1,2,3.
12 HELP –punekerkuesit Punesim dhe trajnim ne vendin e punes për 30 te rinj punëkërkues

Kurse të formimit professional për 60 të rinj

65,000 euro Janar- Dhjetor 2022 Rajonet 1,2,3.
13 Ambasada Japoneze Blerje mjeti zjarrfikese 2600 liter 75,000 euro Perfunduar Perfitues:  Komuniteti i Bashkise Berat .
14 Ambasada Japoneze Blerje mjeti Fadrome per Drejtorine e Bujqesise. 81,500 euro Ne process Te gjitha Njesite administrative
15 Fire Prep ‘’Rehabilitim i godines zjarrfikese 170,900 euro Perfunduar Rajoni 2. Perfitues: Gjithe komuniteti i Bashkise Berat.
16 Fire Prep Blerje mjeti zjarrfikes 4×4 264,000 euro Perfunduar Rajoni 2. Perfitues: Gjithe komuniteti i Bashkise Berat.
17 Projekti per ri-vitalizimin turistik te Fshatit Roshnik. Krijimi I 3 shtigjeve per bicikleta malore. Rehabilitimi I shtegut te liqenit te Boves. Rehabilimit I sheshit Roshnik. Event festa e Roshnikut. 180,000 euro Mars- Shtator 2022 Njesia Administrative Roshnik.
18 TAP mjetet Blerje mjetesh per sherbimet publike Berat 455,000 euro Perfunduar Perfitues : Te gjitha njesite administrative
19 TAP mjetet Blerje mjetesh zjarrfikese 2 cope. Zjarrfikese 4×4 2500 liter dhe nje zjarrfikese pick up per zonat muzeale 270,000 euro Ne process Perfitues : Te gjitha njesite administrative.

Qendra Historike.

20 Streheza –Fondi social Krijimi i qendres komunitare per grate dhe vajzat viktima te dhunes. Akomodim,. Strehim dhe trajtim psikologjik per 72 ore. 62,000 euro Perfunduar Nderhyrja ne Rajonin nr.3. Perfitues te gjitha grate dhe vajzat e Bashkise Berat.
21 Projekti SIDA –mbetjet e riciklueshme Ndarja e mbetjeve shtëpiake ne burim. Zhvillimi i metodologjisë dhe blerja e pajisjeve të nevojshme. 500,000 euro Përfundon në Prill 2023 Bashkia Berat
22 SHELL –nderhyrjet Mbreshtan Shtrimi i rrugëve me beton në brendësi të fshatit  rrugeve 20,000 euro Perfunduar Fshati Mbreshtan
23 ‘’Projekti per zhvillimin e integruar Urban dhe turistik’’- Banka Boterore Mbështetje per 5 evente/ Festivale kulturore/sportive ne Berat.   Maj – Dhjetor 2022 Rajonet 1,2,3, njesite administrative.

Burimi: Integrimit Europian dhe Projekteve