SHPALLJE TË VENDEVE VAKANTE NË ARSIMIN PARASHKOLLOR
Për të gjithë aplikantët e interesuar të Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2021, në zbatim të Ligjit nr. 69/2012 datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Udhëzimin nr 12 dt 10.06.2021 të Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar , për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”2021, si edhe shkresën nr.1109/1 Prot, datë 04.10.2021 të Drejtorisë së Arsimit “Kërkesë për informacione te drejtorive te kopështeve “10 Korriku” dhe në Kopështin “Çlirim Një”, për krijimin e vendeve vakante, profili Arsimi Parashkollor, edukator mbështetës me kohëzgjatje pa afat”.
- Një Mësues në Arsimin Parashkollor /Edukator Ndihmws në kopështin “10 Korriku” , Drejtoria e Arsimit , Bashkia Berat, me kontratë pa afat.
- Një Mësues në Arsimin Parashkollor /Edukator Ndihmws në kopështin “Çlirim Një”, Drejtoria e Arsimit , Bashkia Berat, me kontratë pa afat.
Të merren masat e nevojshme nga ana e Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat, për të njoftuar aplikantët e Portalit “Mësues për Shqipërinë” 2021, sipas ligjit, udhëzimit dhe afateve ligjore .
BASHKIA BERAT