MBI REGJISTRIMIN E STATUSIT “PRONAR SOCIAL “
Bashkia Berat bazuar në nenin 23 të ligjitnr.22/2018 “Për strehimin social “ njofton çdo subjekt publik dhe subjekt privat ,që disponon banesa për t’i dhënë me qira , të regjistrohet pranë bashkisë për statusin e “ pronarit social “, për familjet në nevojë për strehim .
Subjektit publik ose privat i jepet statusi “pronar social” kur ploteson kushtet dhe kriteret si më poshtë:
a) banesa e tij plotëson kushtet teknike dhe normat e strehimit në fuqi sipas struktures së banesës.
b) qiraja me të cilën ofrohet banesa me qira nuk është më e lartë sesa qiraja mesatare në tregun e lirë;
c) nënshkruan një kontratë me njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku bien dakord për mënyrën e menaxhimit të banesës së tij;
ç) nënshkruan deklaratën se nuk do të refuzojë qiramarrësin për arsye që përbëjnë diskriminim.
Per informacion më të detajuar të interesuarit të paraqitin pranë Bashkisë Berat.
Ju faleminderit !