Home / Njoftime / SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,LËVIZJE PARALELE  DHE  NGRITJE NË DETYRË   PËR NIVELIN E  ULËT   DREJTUES NIVELI I KËRKUAR I DIPLOMES MASTER SHKENCOR

SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,LËVIZJE PARALELE  DHE  NGRITJE NË DETYRË   PËR NIVELIN E  ULËT   DREJTUES NIVELI I KËRKUAR I DIPLOMES MASTER SHKENCOR

SHPALLJE  PËR NËPUNËS CIVIL,LËVIZJE PARALELE  DHE  NGRITJE NË DETYRË   PËR NIVELIN E  ULËT   DREJTUES

NIVELI I KËRKUAR I DIPLOMES MASTER SHKENCOR

Në zbatim të nenit  26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe III të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë  për pozicionin :

 

  • 1(një) Përgjegjës Sektori i Ndihmes Ekonomike, Drejtoria e Shërbimit Social. Kategoria e pagës III-a/1.

 

Pozicioni i lartpërmendur i’u ofrohen fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në  detyrë.  

 

Për të  dyja   Procedurat (lëvizje paralele  dhe ngritje në shërbimit civil dhe pranim nga jashtë shërbimit civil ) aplikohet në të njëjtën kohë!

 

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE DO TË JETË                                                                                01.07.2020 

 

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR NGRITJE NË DETYRË    DO TË JETË                                                                                 06.07.2020                                                                                                 

                                                     

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
 
  1. Përgjigjet para titullarit te institucionit për zbatimin e politikave, strategjive dhe planeve të fushës përkatëse, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së punës së sektorit në përputhje me ligjet, aktet nënligjore apo aktet rregullatore në fuqi.
  2. I propozon titullarit te institucionit masën dhe sasinë e burimeve materiale, financiare dhe njerëzore që nevojiten për realizimin e objektivave dhe misionit të kësaj njësie organizative.
  3. Siguron që burimet materiale, financiare dhe njerëzore, në dispozicion të kësaj njësie organizative përdoren në mënyrë të tillë që objektivat dhe misioni përkatës të realizohen në mënyrë efiçente dhe efikase duke respektuar të gjithë kuadrin normativ dhe rregullator në fuqi në Republikën e Shqipërisë
  4. Siguron që, në veprimtarinë e përditëshme të njësisë organizative, ndiqen të gjitha procedurat ligjore, financiare me qëllim mbrojtjen dhe mirëmenaxhimin e fondeve dhe të mirave të tjera publike.
  5. Programon dhe detajon fondet e ndihmës ekonomike, fondet e pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
  6. Monitoron zbatimin e legjislacionit dhe përdorimin e fondeve buxhetore për ndihmën ekonomike, pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe shërbimet e sociale;
  7. Administron regjistrin vendor për kërkuesit dhe përfituesit e ndihmës ekonomike, të pagesës së aftësisë së kufizuar dhe të shërbimeve sociale
  8. Harton, në përputhje me fushën përkatëse të kompetencës, materialet që paraqiten në Këshillin Bashkiak, si dhe ndjek dhe kujdeset për zbatimin e vendimeve të marra.
  9. Zbaton rekomandimet apo sugjerimet e eprorëve me qëllim përmirësimin e praktikave apo procedurave të zbatuara.
  10. Përgatit raporte periodike dhe informon eprorët për ecurinë e punës në njësinë organizative.
  11. Organizon dhe monitoron nëpunësit e Sektorit, me qëllim përmirësimin e performancës, si dhe i ndihmon ose i disiplinon, rast pas rasti, me qëllim motivimin dhe zhvillimin profesional të tyre.
  12. Vlerëson, aftësitë dhe performancën e përgjithshme të nëpunësve të njësisë organizative, duke përgatitur vlerësimet me shkrim të rezultateve në punë, gjykon mbi ecurinë e punës dhe vë në dukje fushat në të cilat janë të nevojshme përmirësime.
  13. Propozon përgjegjësi, objektiva dhe procedura të punës të mirëpërcaktuara për nëpunësit e sektorit.
  14. Udhëzon stafin në përmbushjen e aktivitetit të përditshëm të sektorit dhe siguron që kjo veprimtari të jetë në përputhje me legjislacionin, politikat institucionale dhe standardet përkatëse.
  15. Pergjigjet para titullarit te institucionit per shkallen e plotesimit te detyrave te ngarkuara.
  16. Mban kontaktet me Drejtorine Rajonale te Sherbimit Social Shteteror (DRSHSSH).
  17. Pergatit permbledheset e evidencave qe kerkohen e dergohen ne DRSHSSH.
  18. Evidenton problemet qe dalin nga puna e perditeshme dhe percakton zgjidhjet e mundeshme ligjore te kerkesave te qytetareve duke ia propozuar titullarit per rrugezgjidhjet perkatese.
  19. Ushtron kontrolle te herepashereshme ne lagjet dhe njesite administrative per punen e administratoreve shoqeror.
1 LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

 

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori ,Kategoria III-a/1
  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
  • Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në   Shkenca  Ekonomike  ”, Si  diploma   Bachelor edhe ajo master profesional duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 3 vite ne profesion në në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet.
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
  • Njohja e gjuhes se huaj Anglish ose një gjuhë  të BE-së përbën avantazh
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Kerkese , leter motivimi
  • Fotokopje të diplomës dhe listes se notave  (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Aktin e Statusit të Nëpunësit Civil
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore(deshmi penale), vertetim nga Gjykata , Vërtetim nga
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë  dokumentacionin me postë në sekretarinë e Bashkisë Berat brenda datës 01.07.2020

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 02.07.2020  Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Bashkisë si edhe në stendën e Informimit të  Publikut , listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit , nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9970 datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në Shoqëri” , aktenenligjore dhe  akt marveshje  në  zbatim të tij.
  • Njohuritë mbi ligjin 9355,dt.10.03.2005 “Për Ndihmën dhe Sherbimet shoqerore” i ndryshuar.
  • Njohuritë mbi K.M. nr.787, datë 14.12.2005”Për përcaktimin e kritereve të procedurave dhe të masës së ndihmës ekonomike” i ndryshuar.
  • Ligji nr 9669 date 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdheniet familjare “.
  • Njohuritë mbi ligjin 10347 datë 04.11.2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijeve” si dhe gjithë aktet e tjera nenligjore të fushës së Sherbimit Social.
  • Njohuritë mbi ligjin 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me Dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, “Për proçesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike.

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

 

 

2 NGRITJA NË DETYRË

 

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

 

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar në një kategori me poshtë (Specialist III-b)
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

a)Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master  Shkencor sipas legjislacionit  të arsimit të lartë në   Shkenca  Ekonomike Si  diploma   Bachelor edhe ajo master profesional duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

  • Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 3 vite ne profesion në në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet.
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
  • Njohja e gjuhes se huaj Anglish ose një gjuhë  të BE-së përbën avantazh

 

2.2 DOKUMENTECIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

  • Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Aktin e Statusit të Nëpunësit Civil
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Vertetim të gjëndjes gjyqësore(deshmi penale), vertetim nga Gjykata , Vërtetim nga
  • Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Kandidatët duhet të dorëzojnë  dokumentacionin me postë në sekretarinë e Bashkisë Berat brenda datës  06.07.2020 .

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Duke filluar nga data 10.07.2020, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e për ngritje në detyrë  për Kategorinë e Ulet   Drejtuese,  si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

 

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9970 datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në Shoqëri” , aktenenligjore dhe  akt marveshje  në  zbatim të tij.
  • Njohuritë mbi ligjin 9355,dt.10.03.2005 “Për Ndihmën dhe Sherbimet shoqerore” i ndryshuar.
  • Njohuritë mbi K.M. nr.787, datë 14.12.2005”Për përcaktimin e kritereve të procedurave dhe të masës së ndihmës ekonomike” i ndryshuar.
  • Ligji nr 9669 date 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdheniet familjare “.
  • Njohuritë mbi ligjin 10347 datë 04.11.2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijeve” si dhe gjithë aktet e tjera nenligjore të fushës së Sherbimit Social.
  • Njohuritë mbi ligjin 119/2014 “Për të drejtën e Informimit”

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Faqjen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike  për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

                                                              

 BASHKIA  BERAT