Home / Njoftime / SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)  Lloji i diplomës “Shkenca    Sociale  ” Niveli minimal i diplomës “Master Profesional”

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST)  Lloji i diplomës “Shkenca    Sociale  ” Niveli minimal i diplomës “Master Profesional”

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST) 

Lloji i diplomës “Shkenca    Sociale  ”

Niveli minimal i diplomës “Master Profesional”

 

Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” , Bashkia Berat  shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive , për pozicionin :

 

  1. 1(nje ) Specialist për Specialist për Menaxhimin e Rasteve të Dhunës në Familje dhe Barazisë Gjinore, në Drejtorine e Shërbimit Social, kategoria III-b

 

* Pozicioni I  lartë përmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

 

 

Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorine ekzekutive.

 

Për të dy Procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil)

aplikohet në të njëjtën kohë!

 

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE

DO TË JETË                                                                            22.05.2020 

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL  DO TË JETË                                                              27.05.2020

 

 

 

 

  1. Bën identifikimin dhe bashkërendon në mënyrë disiplinare, mbrojtjen, referimin dhe analizën e rasteve te dhunes ne Familje në territorin e bashkisë.
  2. Sensibilizon komunitetin, organizon takime informuese, edukuese dhe trajnime për mbrojtjen e ndaj dhunes ne familje.
  3. Bashkëpunon me administratorët e shërbimeve shoqërore, psikologët e shkollave, mjekun e familjes, autoritetet pergjegjese të rendit, punonjësit socialë të qendrave të shërbimeve publike dhe jopublike, për përmirësimin e situatës për mbrojtjen e ndaj dhunes ne familje

 

  1. Harton dhendjek projekte te ndryshme për probleme sociale si dhe gjithë detyrimet që diktohen nga ligji nr. 9970 datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në shoqëri”,ligji nr. 9669 datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” Ligji nr . 47/ 2018, Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin Nr. 9669, date 18.12.2006 “ Për Masat ndaj dhunës në Marrëdhëniet Familjare”, të ndryshuar, si dhe strategjitë e politikave sociale.
  2. Koordinon Ekipin Teknik Ndërdisiplinor për rastet që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe siguron burime ose shërbime reference për individët që kërkojnë strehim, asistencë ligjore falas, këshillim dhe të tjera mbështetje të nevojshme;
  3. Asiston dhe informon viktimat/të mbijetuarat e dhunës në familje  mbi të drejtat e tyre dhe për ndjekjen e procedurave të nevojshme për marrjen e një urdhri mbrojtjeje/urdhri të menjëhershëm të mbrojtjes, si dhe harton planin individual të sigurisë dhe ndërhyrjes për secilin rast të paraqitur.
  4. Asiston Policinë e Shtetit në procesin e vlerësimit të riskut sipas udhëzimeve ndërministrore për procedurat e vlerësimit të riskut dhe lëshimin e Urdhërit për Masat Paraprake të Mbrojtjes së Menjëhershme.
  5. Shoqëron viktimat/të mbijetuarat e dhunës në familje në gjykatë, polici dhe pranë shërbimeve të tjera mbështetëse të specializuara;
  6. Identifikon të gjithë aktorët dhe ofruesit e shërbimeve publike dhe jo publike që punojnë në fushën e dhunës në familje në territorin e bashkisë, përfshi përfaqësuesit/et e shërbimeve të përkujdesit alternativ, shërbimeve shëndetësore, psikologjike, sociale, ligjore, oficerët/et e policimit në komunitet dhe shefat e krimeve.
  7. Monitoron respektimin e Urdhërave të Mbrojtjes nga palët dhe çdo 60 ditë përgatit një raport përmes të cilit vë në dijeni policinë e shtetit. Po kështu bashkëpunon me punonjësit e autorizuar të policisë së shtetit për monitorimin e zbatimit të masave që vendos UMPMM-ja.
  8. Raporton në mënyrë periodike dhe sipas kërkesës tek Kryetari/ja i/e Bashkisë si dhe tek Komiteti Drejtues, për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve në nivel vendor dhe referimin e rasteve të dhunës në familje, nevojat e identifikuara gjatë mbledhjeve të ETN-së (për më shumë burime në dispozicion për plotësimin e kërkesave gjatë menaxhimit të rasteve, apo për aktivitete të zhvillimit të kapaciteteve të specialistëve/eve, etj), si dhe propozon mënyrat e adresimit të tyre.
  9. Komunikon dhe ndanë informacione në mënyrë të vazhdueshme me Sektorin e Barazisë Gjinore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore, informacione sipas zhvillimeve të reja që ka bashkia dhe kërkesave të veçanta për informacion nga MSHMS.
  10. Kryen rolin e ndërmjetësit/intermediator ndërmjet anëtarëve të mekanizmit, institucioneve të tjera, komunitetit përsa i përket zgjidhjes së çështjeve dhe rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave, si dhe të japë informacion të plotë për viktimat e dhunës në familje për ti njohur ato me paketat ekzistuese për mbështetjen e shërbimeve që ekzistojnë në nivel vendor.

 

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori, (sipas përcaktimeve të nenit 19 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar) (niveli i pagës IV-a),
  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  • Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master profesional/Shkencor   sipas legjislacionit të arsimit të lartë ,në Shkenca   Sociale   si  Punonjës  Social  Psikologji, / Psikologji klinike  ”, Si  diploma   Bachelor edhe ajo master profesional duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Eksperienca në punë, në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet e Qeverisjes Vendore   tre vjet si edhe   jo më pak se nje vit   në profesion
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
  4. Njohja e gjuhes se huaj Anglish ose një gjuhë  të BE-së

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë  nw Sekretarine e  Bashkisë Berat ,  brenda  datës   22.05.2020

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

 

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  • Aktin e statusit të nëpunësit Civil
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore/ Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale) ,vertetim nga Gjykata   ,vertetim nga  Prokuroria
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore në fuqi.
  • Deshmi/ vertetim të njohjes së gjuhës së huaj
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Duke filluar nga  data 26.05.2020  Njësia Përgjegjëse   e Burimeve Njerëzore  e Bashkisë Berat   do të shpallë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me  gojë .

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA.

 

  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9970 datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në Shoqëri”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9669 date 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdheniet familjare “ i përditësuar
  • Njohuritë mbi ligjin 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojeten e fëmijëve”.

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:

 

  • 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar (20 pikë – përvoja 10 pikë – trajnimet ose kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse ; 10 pikë – vlerësimet e rezultateve individuale në punë ).
  • 60 pikë intervista e strukturuar me gojë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike.

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punësimit , Faqen  Zyrtare të  Bashkisë ,  dhe në stendën e informimit të publikut.  Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

 

2- Pranimi në shërbimin civil

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

 

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21,22  të Ligjit nr. 152/2013:

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotëroj Diplome Universitare (Arsimi i Lartë) / Master profesional/Shkencor   sipas legjislacionit të arsimit të lartë ,në Shkenca   Sociale , Punonjës  Social  Psikologji, / Psikologji klinike  ”, Si  diploma   Bachelor edhe ajo master profesional duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Eksperienca në punë, në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet e Qeverisjes Vendore   në profesion  jo më pak se nje vit
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe.
  4. Njohja e gjuhes se huaj Anglish ose një gjuhë  të BE-së
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore/ Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale) ,vertetim nga Gjykata   ,vertetim nga  Prokuroria
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Deshmi/ vertetim të njohjes së gjuhës së huaj
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë  nw Sekretarine e  Bashkisë Berat ,  brenda  datës   27.05.2020

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil , do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:

  • për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
  • datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
  • mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

 

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Duke filluar  nga data   01.06.2020 Njësia Pergjegjëse e  Burimeve Njerëzore  e Bashkisë Berat   do të shpallë në  Sherbimin Kombetar të Punesimit  ,Faqjen  Zyrtare   dhe  në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e pranimit në shërbimin civil  , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet  testimi  me  shkrim  dhe   intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil  do të njoftohen individualisht nga Njësia Pergjegjëse e  Burimeve Njerëzore  e Bashkisë Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
  • Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë   marrëdhënien e punës në  shërbimin civil
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi ligjin 9970 datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në Shoqëri”
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9669 date 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdheniet familjare “ i përditësuar , Akte nënligjore në zbatim të
  • Njohuritë mbi ligjin 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojeten e fëmijëve”. Akte nënligjore në zbatim të tij

 

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:

  • Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar I Punesimit  Faqen  Zyrtare të  Bashkisë ,  dhe në stendën e informimit të publikut.Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .                              

 

BASHKIA  BERAT