Home / Njoftime / Njoftim per tender

Njoftim per tender

Njoftim për Tender: Punime për përmirësimin e tre vend depozitimeve ekzistuese të mbetjeve urbane në Kuadër të Projektit “Menaxhimi i Mbetjeve Urbane në Rajonin/Qarkun e Beratit”

Në kuadër të bashkëpunimit midis Zvicrës dhe Shqipërisë, Qeveria Zvicerane e përfaqësuar nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (i cili referohet në këtë dokument si SECO), jep asistencë financiare si një grant për Menaxhimin e Mbetjeve Urbane në Rajonin/Qarkun e Beratit. Në kuadër të këtij Projekti, bashkitë e Beratit, Kuçovës, Ura Vajgurore, dhe Skrapar të Rajonit/Qarkut të Beratit janë duke zbatuar një Projekt për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve urbane, cili financohet nga SECO.

Kompania INFRASTRUKTUR & UMWELT Profesor Böhm dhe Partner, me bazë në Gjermani, është kontraktuar nga SECO për shërbime konsulence në lidhje me zbatimin e ndërhyrjes për përmirëisimin e tre vend depozitimeve ekzistuese të mbetjeve urbane në Bashkitë e Beratit, Kuçovës dhe Ura Vajgurore, e cila do të realizohet në këtë Projekt.

Në kuadër të Projektit “Menaxhimi i Mbetjeve Urbane në Rajonin/Qarkun e Beratit”, SECO fton kompani me ekspertizë dhe përvojë për të paraqitur një ofertë për përmirëisimin e tre vend depozitimeve ekzistuese të mbetjeve urbane në Bashkitë e Beratit, Kuçovës dhe Ura Vajgurore.

Fusha e punës përfshin midis të tjerave këto veprimtari kryesore:

  • Pastrimi dhe heqja e të gjitha mbetjeve urbane të depozituara në të gjithë këtë vend ekzistues dhe vendosja e tyre në një vend të përcaktuar
  • Përgatitja e terrenit/tokës për vendin e parashikuar të mbetjeve
  • Sistem dranazhimi
  • Mbledhja, kompaktimi dhe mbyllja e mbetjeve ekzistuese në vendin e parashikuar
  • Sistemi i dranazhimit të ujrave të shiut
  • Sistem tampimi
  • Ndërtimi i një vend depozitimi
  • Rrethimi me tel përreth vend depozitimit të mbetjeve
  • Punime elektrike
  • Masa mbrojtëse në bregun e lumit Osum tek vend depozitimi i mbetjeve në Berat (çështje opsioni)

Periudha e punës është 4 muaj.

 

Ky tender është publikuar në 27 mars 2020 në websaitin Zviceran për prokurime publike (SIMAP). Për detaje të mëtejshme për këtë tender, ju lutem konsultoni dokumentat e tenderit të cilat janë të disponueshme në simap.

 

Lidhja me publikimin në simap: (Projekti ID 201068 | Njoftimi nr. 1122859):

 

https://www.simap.ch/shabforms/servlet/Search?EID=7&NOTICE_NR=1122859

 

Afati për dorëzimin e ofertave është ora 12:00 am/mesditë në 6 maj 2020.