NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT TË KANDIDATËVE
PËR KATEGORINË NIVELI TË LARTË DREJTUES
(SEKRETAR I PËRGJITHSHËM)
Në zbatim të nenit 32, të Ligjit Nr. 152/2013,“Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut VIII, të Vendimit Nr.118, datë 05/03/2014, të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar,
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
= Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për pozicionin,Sekretar i Përgjithshëm në Bashkinë Berat është:
- Arisa Toska
- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 07. 04.2020, në orën 11:00, në ambientet e Bashkisë Berat.
- Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 08.04.2020 ora 12:00 ambientet e Bashkise Berat .
BASHKIA BERAT