SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL DHE KANDIDATE NGA JASHTË SHERBIMIT CIVIL PËR PROCEDURËN E KONKURIMIT PER NIVELIN
E LARTË DREJTUES
Sekretar i Përgjithshëm Bashkia Berat
Kategoria e pagës I- b.
Në zbatim të nenit 32, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut VIII, të Vendimit Nr. 118, datë 05/03/2014, të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar, Bashkia Berat shpall procedurën e konkurimit të hapur:
- 1(një) Sekretar I Përgjithshëm , Kategoria e pagës I-b.
Afati për dorëzimin e dokumentave:
|
06.03.2020 |
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është: |
||||
a) Sekretari i Pergjithëshëm është përgjegjës për ndjekjen dhe mbikqyrjen e gjitha çeshtjeve per menaxhimin e burimeve njerezore te bashkise dhe në menyrë të vecantë për zbatimin e dispozitave te ligjit “Statusi i nepunesit civil”dhe çeshtje te tjera lidhur me personelin.
b) Eshtë përgjegjës për vlersimin e nevojave për trajnim si dhe miratimin per trajnim te personelit te bashkisë . c) Ndjek zbatimin e rregullave te etikes dhe rregullores se brendshme te bashkise nga punonjesit e saj dhe njofton kryetarin kur vëren shkelje përkatese,duke propozuar dhe masat e nevojshme disiplinore d) Ndjek pregatitjen dhe nxjerrjen e projekteve- normative te kryetarit apo akte të ndryshme që titullari nxjerr ,duke i përpunuar dhe komunikuar ne strukturat e administrates se bashkise. e) Ne zbatim te urdherave te kryetarit,përgatit dhe paraqet raporte per veprimatarine e bashkisë,bazuar në materiale të drejtorive përkatëse,apo per çeshtje specifike që ngarkohet të ndjek. ë) Kur delegohet nga kryetari, përfaqeson bashkinë në marrdhenie me të tretet apo në protokolle të ndryshme. f) Ndjek dhe raporton zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga të qenurit pale në Konventa , protokolle dhe Marrveshje një ose shumë palëshe . g) Bashkërendon punën me Institucionet monitoruese me qellim që konkluzionet dhe rekomandimet e monitorimit të përfshihen në programet dhe politikat që ndjek Bashkia . I.- KANË TË DREJTË TË KONKURROJNË PËR KËTO POZICIONE:
1. Nëpunësit civilë të kategorisë së mesme drejtuese, të cilët duhet të plotësojnë kriteret si vijon: a.- Të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në pozicione të nivelit të mesëm drejtues ose të barazvlefshme me to (kategoria e pagës II-b); 2. Nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues në institucionet e pavarura, të cilët duhet të plotësojnë kriteret si vijon: a- Të kenë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në pozicione të nivelit të lartë drejtues në institucione të pavarura (kategoria e pagës I-b ) 3.Kandidatë nga jashtë shërbimit Civil të plotësojnë kriteret eksperience pune jo më pak së 5 vite dhe të paktën 3 tre vjet në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a) Të jetë shtetas shqiptar; b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; c) Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; d) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; e) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; f) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi. g) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar ne kategorinë e mesme drejtuese apo te lartë drejtuese h) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”; Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil:
a) Të jetë shtetas shqiptar; b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; c) Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; d) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; e) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; f) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
· Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Shkenca Shoqërore … si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi). · Të kenë eksperiencë pune 5 vite dhe jo më pak se 3 vite në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura. · Njohja e nje gjuhe të dytë e BE-së , · Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupe. · Aftësi për të drejtuar dhe menaxhuar veprimet e ndryshme; · Aftësi komunikimi dhe Aftësi të drejtimit strategjik; · Ndërtim i marrëdhënieve ndërpersonale; · Efektivitet dhe ) Aftësi pune në grup; · Kuptim të gjerë të kompetencave ndërsektoriale; · Njohuri mbi fenomenet sociale dhe ekonomike; · Besueshmëri, Vizion dhe qenët krijues, me Integritet;
· Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë: · Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente · Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën bachelor); · Aktin e Statusit të Nëpunësit Civil · Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); · Fotokopje të letërnjoftimit (ID); · Vërtetim të gjëndjes shëndetësore; · Vertetim të gjëndjes gjyqësore(deshmi penale), vertetim nga Gjykata , Vërtetim nga Prokuroria. · Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore; · Vlerësimin e fundit nga eprori direkt; · Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi; · Deshmi /Çertifikatë e njohjes së gjuhës së huaj sipas shpalljes · Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat ose në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat brenda datës 06.03.2020 .
|
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 10.03.2020, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Bashkisë Berat do të shpallë në faqjen e internetit të bashkisë Berat www.bashkiaberat.gov.al ,në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, për ngritje në detyrë / pranim nga jashtë shërbimit civil si edhe do të njoftohen ne menyrë elektronike për dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista .
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.
Ata mund të ankohen me shkresë zyrtare në Njësinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e listës dhe do të marin përgjigje zyrtare të arsyetuar brenda 2 (dy) ditëve pune.
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET KONKURIMI |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi:
- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si edhe Aktet nën ligjore qe rregullojnë marrëdhënien e punës në shërbimin civil
- Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
- Njohuritë mbi ligjin nr 9367 datë04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të intereresave”.
- Njohuritë mbi ligjin 9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
- Njohuritë mbi ligjin Kodin e Proçedurave Administrative; (I azhornuar)
- Njohuritë mbi ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
- Njohuritë mbi Ligjin 9367,date 07.04.2005”Për parandalimin e konfliktit interesit( i ndryshuar);
- Njohuritë mbi ligjin 9936, date 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republiken e Shqipërisë”(ndryshuar )
- Njohuritë mbi ligjin 138/2015, date 17.12.2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojne funksione publike”.
- Rregulloren e Brendshme të Bashkisë .
- Aftësitë për të:
- Drejtuar dhe menaxhuar skuadrën;
- Organizuar dhe ndarë punën në institucionin që drejton;
- Menaxhuar situata emergjente;
- Menaxhuar situata të cilat nuk kanë qenë të parashikuara;
- Marrë vendime mbi bazën e argumentave;
- Shprehur opinionin dhe argumentat në mënyrë të rrjedhshme dhe të sjellshme;
- Respektuar të tjerët (kolegët, vartësit, qytetarët) dhe dëgjuar opinionin e tyre;
- Bashkëpunuar me kolegët, duke ndarë me ta informacionin dhe njohuritë e nevojshme;
- Komunikuar procesin e vendimmarrjes bazuar në argumenta dhe analizë tëpasojave;
- Ndërmarrë nisma të ndryshme strategjike dhe afatgjata brenda kompetencave të funksionit me qëllim përmbushjen e detyrave funksionale, përmbushjen e objektivave dhe përcaktimin e rrugëve dhe hartimin e planeve për mënjanimin e risqeve në realizimin e tyre, duke shftytëzuar kapacitetet njerëzore dhe materiale me kosto sa më të ulët dhe me rendiment maksimal;
- Krijuar procedura apo politika të reja;
- Menaxhuar dhe inkurajuar skuadrën për të zhvilluar ide të reja.
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Konkurrimi konsiston në:
1.- Vlerësimin e jetëshkrimit, që përfshin vlerësimin e arsimimit, eksperiencës dhe trajnimeve të lidhura me fushën, si dhe vlerësimet e arritjeve vjetore. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 10 pikë.
2.- Testimin me shkrim. Totali i pikëve është 40 pikë.
3.- Intervistën e strukturuar me gojë. Totali i pikëve është 50 pikë.
Testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë synojnë vlerësimin e njohurive, aftësive dhe cilësive të lidhura me fushën sipas përcaktimit në pikën IV të kësaj shpalljeje.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 6, datë 19.09.2014, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al, i ndryshuar.
1.6 | DATA E ZHVILLIMIT TË KONKURRIMIT |
- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 07.04.2020, në orën 11:00, në ambientet e Bashkisë Berat.
- Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 07.04.2020 ora 12:00 ambientet e Bashkise Berat .
1.7 | DATA E SHPALLJES SË REZULTATEVE PËR VLERËSIMIN PËRFUNDIMTAR |
Komisioni, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin ku ka konkurruar si :Sekretar i Pergjithshem” në administraten e Bashkisë.
Lista e kandidatëve fitues që ka grumbulluar mbi 70 pikë, do të shpallet në faqjen e internetit të bashkisë Berat www.bashkiaberat.gov.al ,në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut , në datën 10.04 2020 .
Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen sanksionet e pikës 18, Kreu IV të Vendimit të Këshillit të Minstrave nr.118, date 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”,I ndryshuar
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk janë shpallur fitues do të njoftohen nëpërmjet adresës së tyre të e-mail.
Pa cenuar të drejtën e ankimit gjyqësor, sipas legjislacionit në fuqi, kandidatët kanë të drejtë që të ankohen me shkrim pranë KKP-së brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e rezultatit.
KKP-ja merr vendim brenda 5 (pesë) ditëve dhe, kur është rasti, bën korrigjimin e listës së fituesve të shpallur.Lista e korrigjuar, shpallet menjëherë në faqen e internetit të bashkisë Berat www.bashkiaberat.gov.al në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Faqjen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.
BASHKIA BERAT