Home / Njoftime / NJOFTIM MBI REGJISTRIMIN ME STATUS “PRONAR SOCIAL “

NJOFTIM MBI REGJISTRIMIN ME STATUS “PRONAR SOCIAL “

NJOFTIM

MBI REGJISTRIMIN ME STATUS “PRONAR SOCIAL “

 

Bashkia Berat bazuar në nenin 23 të ligjitnr.22/2018 “Për strehimin social “ njofton çdo subjekt publik  dhe subjekt privat ,që disponon banesa për t’i dhënë me qira , të regjistrohet pranë bashkisë për  statusin e “ pronarit social “, për familjet në nevojë për strehim .

Subjektit publik ose privat i jepet statusi “pronar social” kur ploteson kushtet  dhe kriteret si më poshtë:

a) banesa e tij plotëson kushtet teknike dhe normat e strehimit në fuqi sipas struktures së banesës.

b) qiraja me të cilën ofrohet banesa me qira nuk është më e lartë sesa qiraja mesatare në tregun e lirë;

c) nënshkruan një kontratë me njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku bien dakord për mënyrën e menaxhimit të banesës së tij;

ç) nënshkruan deklaratën se nuk do të refuzojë qiramarrësin për arsye që përbëjnë diskriminim.

 

Per informacion më të detajuar të interesuarit të  paraqitin pranë Bashkisë Berat.

 

Ju faleminderit !