SHPALLJE PËR VEND TË LIRË PUNE
Bazuar në Strukturën Organike të SH.A.U.K Berat-Kucovë, si dhe bazuar në Rregulloren e Shoqërisë;
SH.A.U.K Berat-Kucovë shpall vakant pozicionin “Inxhinier”
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të kenë kryer studimet e larta për Inxhinieri Hidrotektnike
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore të SH.A.U.K Berat-Kucovë brenda datës 17.05.2018 dokumentat si më poshtë:
- Kerkesë me shkrim per aplikim (letërmotivimi)
- Curriculum Vitae (Jetëshkrim standart)
- Fotokopjo të diplomës së shkollës profesionale dhe listës së notave të noterizuara.
- Fotokopje kartës së Identitetit.
- Dëshmi kualifikimi nëse ka.
- Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale),vertetim nga Gjykata ,vertetim nga Prokuroria.
- Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekesor kompetent i aftë për punë
- Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha rubrikave të plotësuara.
Përzgjedhja do të bëhet mbi bazën e dokumentacionit dhe të intervistës së konkurentëve nga Komisioni i Vleresimit.
Mosparaqitja e plote e dokumentave sjell skualifikim të menjëhershëm të kandidatit.
Për informacion me te hollesishem kontaktoni me nr.e tel. 0684069418