Home / Njoftime / INFORMIM PËR SISTEMIN E RI TË NDIHMËS EKONOMIKE

INFORMIM PËR SISTEMIN E RI TË NDIHMËS EKONOMIKE

INFORMIM PËR SISTEMIN E RI TË NDIHMËS EKONOMIKE
Informojmë të gjithë banorët që kanë qenë pjesë e ndihmës ekonomike se në bazë të kritereve të sistemit të ri të pikëzimit, një pjesë e tyre ka mbetur jashtë këtij sistemi, duke mos e përfituar ndihmën ekonomike. Mënyra e përllogaritjes së pikëve në bazë të sitemit të ri të pikëzimit është produkt i pushtetit qëndror, i cili përpilon dhe listën e atyre që mund ta përfitojnë ndihmën ekonomike. 
Struktura përgjegjëse për nxjerrjen e fituesve nga sistemi bëhet pranë Drejtorisë së Shërbimit Social Shtetëror, mbështetur në VKM Nr. 955, datë 07.12.2016 me disa ndryshime në VKM-në 592, datë 18.10.2017.
Bashkia e Beratit dhe Drejtoria e Shërbimit Social sipas udhëzimit nr. 5 për përdorimin e fondit 6%, dhe ligjit nr. 9355, nenit 21, kanë identifikuar familjet më në nevojë, të cilat do të jenë pjesë e bllok-ndihmës prej 6% dhe të fondeve të pushtetit vendor. Megjithatë, ndihma prej 6% dhe fondet e buxhetit bashkiak të alokuara për shërbimin social, nuk mund t’i zgjidhin tw gjitha problemet familjeve që nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme nga sistemi.
Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë Berat informon të gjitha familjet, që nuk janë përzgjedhur fitues nga sistemi i pikëzimit, të aplikojnë çdo fillim muaji pranë administratorëve socialë të lagjeve dhe Njësive Administrative.