Home / Njoftime / NJOFTIM  PER  KRITERET DHE DOKUMENTACIONI QE DO TE KERKOHET PER KONKURIMIN E MJETEVE TAXI ( 1+8) VENDE

NJOFTIM  PER  KRITERET DHE DOKUMENTACIONI QE DO TE KERKOHET PER KONKURIMIN E MJETEVE TAXI ( 1+8) VENDE

Ne zbatim te Ligjit Nr.8308 date 18.03.1998 “Per transportet rrugore” te ndryshuar; Udhezimit Nr.12, date 19.07.2007 “Per percaktimin e numrit te autoveturave taxi, shtypjen dhe emertimin e liçensave, bllokut te udhetimit dhe regjistrit te sherbimit taxi” ; Udhezimit  nr.15,date  24.07.2007 “ Per kriteret  dhe  procedurat  e  leshimit  te  licencave, autorizimeve  dhe  certifikatave  per  ushtrimin e  veprimtarise  ne  transportin  rrugor “ i ndryshuar  ,te  M.P.P.T.T – se; V.K.B Nr. 121, date  22.12.2016 “ Mbi  kriteret  e  licensimit  per  mjetet  autoveture  (1+8 ) vende ne  sherbimin  taxi ” per Bashkine Berat eshte percaktuar numri i mjeteve taxi me (1+8) nente vende,

3 (tre)  cope,VKB Nr.9,date  31.01.2017,percakton vitin e prodhimit 2005 dhe

VKB Nr.8 ,date 31.01.2017 ku percaktohet ngjyra e verdhe dhe logo e bashkise.

Ne zbatim te  urdherit tuaj Nr.881date 21.12.2016  grupi i punes i  mbledhur  ne  daten  14.02.2017, ju propozon kriteret per perzgjedhjen e personave  qe do te liçensohen ne sherbimin taksi 8+1 vende ( vetem per  ata  subjekte qe kane autorizim nga Bashkia Berat,per vitin 2016 ) ,si  me  poshte :

Kriteret jane klasifikuar me dy grupe:

1.Kriteret   ligjore sipas VKM  Nr.325 , date  19.03.2008“ Mbi  rregullat  per  pranimin  ne veprimtarine e  operatorit   te  transportit  rrugor  te  mallrave  dhe  te  udhetareve, si  dhe  njohja  e dokumenteve  zyrtare  te  caktuar  per  keta  operatore “; VKM  Nr. 194, date  09.03.2011 “ Per  disa  shtesa e  ndryshime  ne  VKM Nr. 325  date  19.03.2008”

Udhezimit te M.P.P.T.T Nr.15 ,date 24.07.2007 “Per kriteret dhe     proçedurat e leshimit te liçensave, autorizimeve dhe çertifikatave per ushtrimin e veprimtarise ne transportinn rrugor”.

2.Kriteret e percaktuara nga grupi i punes ne perputhje  me kushtet konkrete te Bashkise Berat si  dhe  Vendimeve te Keshillit Bashkiak  Nr. 121 ,date  22.12.2016 “ Mbi  kriteret  e  licensimit  per  mjetet  autoveture  (1+8 ) vende ne  sherbimin  taxi ”, Nr.8,date 31.01.2017 dhe Nr .9,date 31.01.2017 .

 

I.Grupi i pare

AReputacioni i mire

Ne kete pike perfshihen :

ü  Nuk jane shpallur fajtore per krime ose shkelje serioze ligjore, perfshire edhe krime ose shkelje te natyres tregetare.

ü  Nuk jane deklaruar te papershtatshem per te ushtruar veprimtarine e operatorit te transportit, sipas legjislacionit ne fuqi.

ü  Nuk jane shpallur fajtor per shkelje serioze te  ligjit te punes,legjislacionit te transportit,per shkelje te rregullave lidhur me kohen e drejtimit dhe pushimit per drejtuesin e mjetit, ose per legjislacionin lidhur me trafikun rrugor, sigurine e mjetit dhe ne mbrojtjen e mjedisit.

 

Dokumentacioni qe kerkohet:

1.Deshmi penaliteti

2.Vertetim nga Prokuroria.

3.Vertetim nga Gjykata

4.Vertetim nga Permbarimi

5.Vertetim nga D.R.SH.T.RR per shkeljet e kryera  si  drejtues  mjeti  dhe  Komisariati  i  Policise Berat.

6.Vertetim nga Drejtoria  Rajonale Tatimore  Berat per shlyerjen e detyrimeve deri ne  momentin  e  aplikimit .

7.Vertetim  nga  SHAUK  Berat  Kucove  qe  nuk  ka  detyrime.

8.Vertetim  per  shlyerjen  e  taksave  familjare ( takses  baneses ).

9.Ekstrakti  historik  i  regjistrit  tregetar  per  te  dhenat  e  subjektit   i  leshuar  prej  QKB –es.

10.Vertetim  nga  Drejtoria e  Taksave  Bashkia  Berat  per  shlyerjen e  detyrimeve  te  vitit  ne  vazhdim  per  subjektin  si  biznes .

 

A1.GJENDJA E PERSHTATESHME FINANCIARE

Kerkesa  per  gjendje te  pershtateshme  financiare  plotesohet  kur  disponon  burime  te  mjaftueshme  financiare.

Vleresimi i gjendjes financiare duhet te jete i barabarte ose qe kapercen shumen e pergjitheshme 140000 leke.

 

Dokumentacioni qe kerkohet:

Vertetimi , konfirmimi nga Banka ku  te  kete  te  depozituara  140000 lek ose  garanci  bankare  nga  nje  kompani sigurimesh .

 

 

A2.GJENDJA TEKNIKE E MJETEVE

1.Plotesimi i standarteve te sigurise rrugore te mjetit, standarteve te  nxjerjes se gazrave dhe zhurmave si dhe kerkesat e komoditetit ne transportin e udhetareve.

DOKUMENTACIONI QE KERKOHET:

1) Çertifikata e kontrollit teknik me te gjitha shenimet (kerkesat e saj)

2) Akt- vleresimi ne plotesimin e kushteve te komoditetit.

3) Siguracioni  i  mjetit  ne  momentin  e  licensimit .

4) Police  sigurimi e drejtusit te mjetit dhe udhetareve .

5) Dokument  per  verifikimin  dhe  plumbosjen  e  taksimetrit  leshuar nga  DKMK.

 

A3.Gjendja civile

Dokumentacioni qe kerkohet:

1) Çertifikat familjare (origjinale).

2) Leja e banimit nga Kryetari i Lagjes  ose  nga Njesia  Administrative,( origjinale).

 

       II. Grupi i dyte – 120 pike

 

B. ELEMENTET  E  DREJTIMIT  TE  MJETIT– piket maksimale 60

 

MOSHA ( vjetersia e patentes) GRUPI D
Viti 2002 03 04 05 06 07 08 09 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016
Piket 30 28 26 24 22 20 18 16 14 12 10 8 6 4 2

 

MOSHA ( vjetersia e deshmise se taksistit)
Viti 2002 03 04 05 06 07 08 09 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016
Piket 30 28 26 24 22 20 18 16 14 12 10 8 6 4 2

 

Dokumentacioni qe kerkohet:

1. Leja  e  drejtimit, fotokopje e  noterizuar.

  1. Deshmi  taksisti ,fotokopje te noterizuar .

 

B1. Mosha e mjetit ( kufiri  minimal ,viti  i  prodhimit  2005) – piket maksimale 60

 

Viti i prodhimit
Viti 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016
Piket 5 10 15 20 25 30 35 40 45 50 55 60

 

                                     Dokumentacioni qe kerkohet:

1.Fotokopje e  lejes se  qarkullimit e  noterizuar.

 

  1.   Ne konkurim do te marrin pjese vetem subjektet te pajisur  me  leje  transporti (autorizim), nga Bashkia Berat, per vitin 2016,2017 dhe qe jane per mjetin taxi pronar dhe shofer.

Dokumenti  qe  kerkohet :

1.Autorizimi i leshuar nga Bashkia Berat , orgjinal .

2.Çertifikata  e  pronesise  se  mjetit.

 

  1. N.q.se informacioni i dhene nga çdo subjekt ose provohet se deklarimet dhe te dhenat jane  te pa verteta ky subjekt skualifikohet pas verifikimeve te kryera.

E.  N.q.se subjekti nuk ploteson nje kriter te vetem ,skualifikohet.

  1. Dokumentat do te dorezohen ne protokollin  e Bashkise Berat ,ato duhet te jene origjinal dhe fotokopjet,te noterizuara.Dokumentat do te dorezohen kundrejt dokumentit te identifikimit, sipas  inventarit  perkates.

 

PAJISJA ME LICENCE :

Me licencë në shërbimin taksi (1+8 )vende do të pajisen vetem personat fizik .

Dokumenti  që  kërkohet :

1.Rregjistrimi në QKB-en .

2.Mjeti te kete ngjyren e verdhe dhe logon e Bashkise (2 foto të mjetit )

 

Shenim :

N.q.s  operatoret  paraqiten  me  te  njejtin  nivel  pikesh  , perparesi  I  jepet  autoveturave  qe  kane  me  pak  vite  perdorimi  nga  regjistrimi  I  pare  I  tyre.

 

Afati perfundimtar  20.06.2017

 

BASHKIA  BERAT