Kriteret e pranimit ne Policine Bashkiake
Në mbështetje të ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjes Vendore”,neni 8 ,pika 2,neni 64,gërma a ,g , Vendimi i kryetarit të Bashkisë Nr.500 Prot. , datë 21.12.2015“Mbi miratimin e Strukturës organike të Bashkisë dhe Institucioneve në varësi të Bashkisë“ i ndryshuar , ligjin nr.8224 datë 15.05.1997 “Për organizimin dhe Funksionimin e Policisë të Bashkise dhe Komunës” ,ndryshuar me ligjin Nr.8358 date 23.04.1999 , VKM nr.318 datë 01.07.2002 “Për percaktimin e Strukturës ,numrit të punonjësve dhe shpenzimeve buxhetore të Policisë të Bashkise dhe Komunës” Bashkia Berat shpall kriteret per pranim ne Policine Bashkiake:
- K/inspektor i policisë Bashkiake
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithëshme të ligjit Nr.8224 date 15.05.1997 “Për organizimin dhe Funksionimin e Policisë të Bashkise dhe Komunës” ,ndryshuar ne ligjin Nr.8358 date 23.04.1999.
Kërkesat e Veçanta
1.Të kenë mbaruar arsimin e larte (Akademi Policore ose Ushtarake)
2.Të ketë njohuri të programeve bazë në kompjuter Word ,Exel
3.Te ketë aftësi të mira organizuese,komunikuese dhe të punës në grup
Paraqitja e dokumentacionit
Kandidati duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore Marrdhënieve me Publikun dhe Juridike apo në Sekretarinë e Bashkisë Berat me postë ose dorazi dokumentacionin :
- Kerkesen per pozicionin e K/inspektorit të policisë bashkiake
- Curriculum vitae
- Fotokopje të Kartës së Identitetit
- Çertifikatën Familjare
- Fotokopje të noterizuar të diplomes se Shkolles se Larte (Akademi Policore ose Ushtarake) / listë notash
- Vërtetim nga Gjykata
- Vërtetim nga Prokuroria
- Dëshmi Penale
- Raport mjeko-ligjor i aftë për punë
- punonjës i policisë Bashkiake
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithëshme të ligjit Nr.8224 date 15.05.1997 “Për organizimin dhe Funksionimin e Policisë të Bashkise dhe Komunës” ,ndryshuar ne ligjin Nr.8358 date 23.04.1999.
Kërkesat e Veçanta
1.Të kenë mbaruar te paktën arsimin e mesëm
2.Të ketë njohuri të programeve bazë në kompjuter Word ,Exel
3.Te ketë aftësi të mira organizuese,komunikuese dhe të punës në grup
Paraqitja e dokumentacionit
Kandidati duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore Marrdhënieve me Publikun dhe Juridike apo në Sekretarinë e Bashkisë Berat me postë ose dorazi dokumentacionin :
- Kerkesen per pozicionin e punonjësit të policisë bashkiake
- Curriculum vitae
- Fotokopje të Kartës së Identitetit
- Çertifikatën Familjare
- Fotokopje të noterizuar të deftesës së shkollës / Diplomës/listë notash
- Vërtetim nga Gjykata
- Vërtetim nga Prokuroria
- Dëshmi Penale
- Raport mjeko-ligjor i aftë për punë
Mbas perfundimit te afatit per dorezimin e dokumentacionit Bashkia Berat do ti kërkoj nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat ,Komisariati i Policisë vlerësimin e personalitetit të kandidatëve që kanë paraqitur dokumentacionin sipas shpalljes .Kandidatët do të njoftohen për zhvillimin e konkurimit.