Home / Njoftime / NJOFTIM PER HAPJEN E THIRRJES PËR TË PËRFITUAR KREDI TË LEHTËSUARA NGA SHTETI PËR FAMILJET E PASTREHA

NJOFTIM PER HAPJEN E THIRRJES PËR TË PËRFITUAR KREDI TË LEHTËSUARA NGA SHTETI PËR FAMILJET E PASTREHA

Bazuar në ligjin nr.22/18 “ Për strehimin Social “ i ndryshuar ,ligjit nr.139/2015 “ Për   Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”,  VKM nr.384,datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të proçedurave të miratimit nga organet e vetqeverisjes vendore “ , VKM nr.453,datë 3.7.2019 “Për masën e subvencionimit të interesave të kredisë dhe procedurën e dhënies së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët ,me kredi të lehtësuara nga shteti” e ndryshuar,  VKM nr.852,dt 26.12.2024 “Për proçedurën e paraqitjes së kërkesës ,afatet kohore,përgjegjësistë  dhe rolet e përdoruesve të sistemit për përfitimin nga programet e strehimit social” ,duhet të ndiqet kjo proçedure :

I.APLIKIMI PËR PËRFITIMIN E PROGRAMIT SOCIAL KRYHET ON-LINE NË PORTALIN UNIK QEVERITAR “ E-ALBANIA”.

 

DOKUMENTACIONI PËR TË PËRFITUAR SUBVENCIONIM TE INTERESAVE  TË KREDISE ËSHTË SI MË POSHTË DHE PËRBËHET NGA:

 

  1. Për të dhëna personale të aplikantit:
  2. Fotokopje të kartës së identitetit së aplikantit.

2.Çertifikaten familjare ne momentin e aplikimit.

  1. Vërtetim për vendbanimin ( te Administratori i lagjes apo /Njësisë Administrative )

4.Statusin e punesimit te aplikuesit(punesuar ne shtet ,privat , apo i vetpunesuar)

III. Për vërtetimin e kushteve të strehimit sipas shkronjës “a” të nenit  16,të ligjit nr,22/2018 “|Për strehimin social”;

1.Vërtetim nga ASHK (Agjencia Shteterore e Kadastres), që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes ,nuk figuron ,në të gjithë territorin e Shqipërisë, pronë e regjistruar ose  pronë që është në  proces regjistrimi ose vërtetimin për një pronë që është nën normat e banimit.

2.Dokumentacion nga bashkia  ku faktohet se banon ne banesa qe paraqesin rrezik shembjeje ;

3.Dokumentacion që tregon se banon  ne banesa të mbipopulluara sipas percaktimeve dhe normave në fuqi;

4.Dokumentacion që faktohet se familja ka mbetur e  pastrehe si rezultat i fatkeqesive natyrore ;

5.Dokumentacion ku faktohet se familja banon  ne banesa që prishen apo perjashtohen nga procesi i legalizimit ,si rezultat i investimeve publike.

  1. IV. Për vërtetimin e kushteve familjare, sipas shkronjës “b”, të nenit 16 të ligjit 22/2018 “|Për strehimin social”;

1.Çertifikate familjare ku faktohet se familja eshtë  njeprinderore dhe  qe kane ne ngarkim femije ,ku perfshihen vajzat nena;

2.kopje te  vendimit të gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara;

3.familje e re  do te quhen ato familje kur mosha e anetarit me te madh te te ciles ne momentin e paraqitjes se kerkeses ,  eshte me e vogel ose baras me 40 vjeç;

4.familjet me me shume se kater femije ;

  1. Për vërtetimin e kushteve sociale ,sipas shkronjës “c”, të nenit 16, të ligjit nr.22/2018, “|Për strehimin social”;

1.vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara ;

2.individe me statusin e jetimit,qe nga çasti I daljes nga qendrat e perkujdesjes shoqerore dhe dei ne moshen 30 vjeç;

3.emigrantet e rikthyer

4.viktimat e dhunes ne familje

5.familjet e policeve te rene ne detyre ;

6.anetare te komunitetit rom dhe egjiptian;

7.vajzat nena ;

8.punonjesit e sherbinit te mbrojtjes nga zjarri ;

  1. Për vërtetimin e kushteve ekonomike,:
  2. vërtetim i të ardhurave neto të familjes, për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, në moshë madhore që janë në marrëdhënie pune;
  3. dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes;

3.vertetimin per masen e pensionit per personat e familjes qe jane ne pension;

4.vertetimin  per personat qe jane punekerkues   te papune;

5.vertetimin e fitimit te te ardhurave nga biznesi te vitit te fundit per personat e vetpunesuar;

6.vërtetim nga drejtoria e taksave të bashkisë ,  që aplikuesi nuk ka detyrime  për taksat dhe tarifat vendore;

  1. vertetim nga bankat për gjendjen e llogarive dhe të depozitave të familjes /individit.

 

Shënim; Dokumentat e sipërcituar t’i bashkelidhen aplikimit per kredi te zbutur 3%  ose të  dorëzohen pranë protokollit të  Bashkisë brenda datës  31.10.2025

 

 

BASHKIA BERAT