Home / Njoftime / Njoftim

Njoftim

Njoftim
Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Berat në kuadër të Projektit “Fuqizimi i atraksionit turistik të kalasë së Beratit përmes përmirësimit të aksesit turisitk”, me financim nga Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) dhe Bashkimi Europian (EU), organizojnë
‘Diskutimin me Publikun dhe Grupet e Interesit’ të Projektit: “Ndërtimi i rrugës së re Shkëmbi” dhe “Mbrojtja lumore përgjatë lumit Osum”.
Për t’u njohur me këtë Projekt ju ftojmë të merrni pjesë në:

Takimin “Diskutim me Publikun”, drejtuar Autoriteteve lokale, grupeve të interesit dhe
banorëve të zonës, ditën e Mërkurë, më datë 26 Qershor 2024, ora 10:00, në ambjentet e Bashkisë Berat.

Takimi do të përqendrohet në prezantimin e ndërhyrjeve në rrugën Shkëmbi, mbrojtjen lumore përgjatë lumit Osum, si dhe në diskutimet potenciale me publikun dhe grupet e interest mbi komentet dhe pikëpamjet e tyre mbi këtë Projekt.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Bashkia Berat