Sot me 28 Nentor 2015,ne qytetin e Beratit :Pushtetarë vendorë, historianë, familjarë të firmëtarëve të aktit të Pavarësisë nga Berati, përfaqësues të forcave politike,veterane por dhe qytetarë te ndryshem ishin të pranishëm në ceremoninë e kësaj feste.
Ceremonia ka nisur në orët e para të mëngjesit nën tingujt e bandës frymore të qytetit, ndërsa më pas u kryen homazhe në Memorialin Dëshmorët e Kombit, ku kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj përcolli mesazhin e tij.
Eshte 1 dite e vecante per ne.Prania e shume perfaqesuesve te forcave te ndryshme politike eshte kuptimplote.Ne sot krenohemi,pasi dhe nga Berati ka pasur disa firmetare ne aktin e shpalljes se Pavaresise,me 28 Nentor 1912 ne Vlore.Ne si pushtet vendor te perpiqemi qe nepermjet punes,projekteve te shumta te bejme te mundur realizimin e te gjithe endrrave dhe deshirat qe kishin patriotet shqiptare e ata berates ne vecanti.Me tej,-Sinaj premtoi se shume shpejt projekti i rikualifikimit te parkut ‘’Deshmoret e Kombit,,do te perfundoje dhe Memoriali kushtuar 28 Nentorit do te rrezatoje.