Home / Njoftime / Njoftim për përzgjedhjen e përfaqësuesve proçedurialë për fëmijët në konflikt me ligjin 

Njoftim për përzgjedhjen e përfaqësuesve proçedurialë për fëmijët në konflikt me ligjin 

Njoftim për përzgjedhjen e përfaqësuesve proçedurialë për fëmijët në konflikt me ligjin

Nё mbёshtetje të Ligjit nr.139/2015, “Pёr vetëqeverisjen vendore”, ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së  Shqipërisë” i azhornuar, ligjin  Nr.   119/2014 “Për të Drejtën  e Informimit “Në mbështetje të Udhëzimit të Përbashkët “PË PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE PROCEDURAVE, PER PËRZGJEDHJEN E PËRFAQËSUESVE PROCEDURALË PËR FËMIJËT NË KONFLIKT ME LIGJIN, FËMI.JËT VIKTIMA DHE DËSHMITARË NÉ PROCESIN PENAL”,

Në mbështetje te pikës 4, te nenit 102 te Kushtetutës se Republikës së Shqipërisë dhe të pikës 4,të nenit49 të ligiit 18/2017, “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”, Ministri i Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministri i Drejtësisë, shpallim njoftimin për përzgjedhjen e përfaqësuesve proceduralë për fëmijët në konflikt me ligjin, fëmijët viktima dhe dëshmitarë ne procesin penal si më poshtë:

Kriteret që duhet të plotësojë një individ per të qenë përfaqësues procedural janë:

  1. a) Të jetë shtetas shqiptar;
  2. b) të ketë diplomën e studimeve të larta Bachelor ,Master Shkencor ose Master Profesional në shkenca sociale, juridike, psikologii, sipas legiislacionit në fuqi për arsimin e lartë, lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë, brenda apojashtë vendit, të njohura nga ministria përgiegiëse për arsimin;
  3. c) të ketë minimalisht 2 vjet eksperiencë pune të mëparshme në çështje të mbrojtjes së të drejtave të femijës;

ç) të kete trajnime në fushën e mbrojtjes së të drejtave të Rmijës;

  1. d) të ketë njohuri mbi rregullat e zbatueshme për drejtësinë penale për të mitur;
  2. e) të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale dhunë në familje dhe vepra penale kundër personit të kryera me dashje.

 

Përshkrimi punës 

  1. Përfaqësuesit proceduralë kryejnë përfaqësimin procedural të fëmijëve në konflikt me ligiin, viktima dhe dëshmitarë ne procesin penal në përputhje me parashikimet e ligiit nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”.
  2. Përfaqësuesit proceduralë, ushtrojnë funksionet e tyre kur kërkohet nga organi procedues duke i shërbyer ne çdo rast interesit më të lartë të Fémijës ne konflikt me ligiin, të fëmijës viktimë dhe dëshmitar në procesin penal.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a- Jetëshkrim i aplikantit

b- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

c- Fotokopje të noterizuar diplomës

d- Fotokopje të norterizuar të listës së notave

e- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

g- Çertifikata kualifikimi (në rast se ka)

h- Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.

i- Licenca e Ushtrimit të Profesionit ( për psikolog)

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë  ose në Sekretarin e  Bashkisë  Beratit brenda datës  31/10/2022 .