Home / Informacion / Informacion –Turizmi ne Berat

Informacion –Turizmi ne Berat

Prezantimi i Beratit në fushën ndërkombëtare ka sjellë rritje te fluksti turistik

1-Berati -Sit Ndërkombetar i Trashëgimisë Botërore

-Pjesë e listës prej 689 sitesh të trashëgimisë kulturore të Unesco-s

2-Berati është  pjesë e Rrjetit Ballkanik të Qyteteve Historike  të përfshira në Unesco, si dhe është bërë  pjesë e platformave dixhitale ndërkombëtare në fushën e promocionit dhe turizmit .

3-Në Prill  2010 Berati u bë pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Qyteteve Historike

4-Në Shtator  2010  Berati bëhet  anëtar i  Shoqatës së Qyteteve të Artit Europian.

Bashkia Berat realizoi në vitin 2010 projekte me bashkëfinancim për disa evente në qytet të cilat i shërbejnë promocionit të tij:

a- Panairi i agrobiznesit

b-Festivali i Poetekës

c-Rafting Day në Berat

d-Projekti Ekoturizëm në Berat

e-Karnavalet në qytet

f-Ekspozita pikture dhe koncerte

g-Konferenca ‘’ Menaxhimi i Trashëgimisë Historike të qytetit ‘’

h-Pjesëmarrja në Panairin Kombëtar të Turizmit

i-Workshopi ‘’të rinjtë dhe UNESCO’’

Aktivitete dhe evente :

Mars  2010 – Arkitektura si element tipik i qytetit – Konferencë në bashkëpunim me Ambasadën Italiane

Mars 2010 –Realizimi i Konferencës për Vexhi Buharanë dhe  Shah Namenë – në kuadrin e Vitit Ndërkombetar të Afrimit të Kulturave

Prill 2010- Poezia e Verës – Degustim i produkteve tipike

Prill 2010 – Koncert Koral në ambientet e Kalasë së Beratit –realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Franceze

1-9 Maj 2010 – Festivali i Beratit –tinguj, shije, ngjyra, pasion dhe dashuri ‘’ ( organizohet me iniciativën e Shoqatës Biosfera, Albanian Rafting Group  dhe në bashkëpunim me Bashkinë Berat dhe partnerë të tjerë lokalë). Ky projekt realizoi Maratonë , rafting  , panaire, ekspozita, konkurse, koncerte në Qendrën Historike dhe në qytet , aktivitete sportive etj  .

18 – 28 Maj  2010 – Ngritja e laboratorit të skulpturës në lagjen Kala ( Bashkia + Ambasada Italiane ) . Mes mureve të Kalasë antike të Beratit, 5 skulptorë të rinj shqiptarë dhe 5 italianë realizuan një rrugëtim skulpturash konteporane në harmoni me materialet dhe hapësirat antike të qytetit historik pasuri botërore e Unesco. Do të jetë ky fillimi i një rrugëtimi permanent të artit dhe të  vlerësimit të një pasurie arkitektonike unike në llojin e saj.

-Realizimi i dokumentarit TV në bashkëpunim me Dixhitalb për turizmin dhe trashëgiminë kulturore të qytetit .

Aktivitete të tjera të Bashkisë Berat :

5 Qershor 2010 – Bulevardi mjedisor i Beratit

23-26 Qershor 2010 –Pjesëmarrja në Rrjetin e qyteteve historike të Ballkanit  dhe prezantim i qytetit në panairin ndërkombëtar të  turizmit në Stamboll ( qyteti Europian  i kulturës per vitin 2010 ) .

Shtator 2010 – Përfshirja e Beratit në Rrjetin e Qyteteve të Artit dhe Kulturës Franceze

Shtator 2010- Festivali Nderkombëtar  ‘’Poeteka’’

Berati është  pjesë e platoformës  dixhitale të rrjetit ndërkombëtar të Qyteteve historike,si dhe  pjesë e rrjetit kombëtar LOGIN  .

Ka patur një fluks në rritje të numrit të turistëve në Berat . Nga Janari –Nëntor  2010 në bazë të statistikave të hyrjeve në Kalanë e qytetit janë 20823 vizitorë nga të cilët rreth 8000 janë vizitorë shqiptarë dhe 12000 të huaj . Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009 janë 5000 vizitorë më shumë.

Në bazë të analizës së pyetësorëve të plotësuar, rreth 214:

55 % e turistëve vijnë nga Europa

8% e turistëve vijnë nga Amerika

8 % e turistëve vijnë nga Shqipëria

29 % e turistëve janë Shqiptarë që nuk jetojnë në Shqipëri dhe nga vendet e tjera

Vihet re një tendencë në rritje e turizmit familjar aq të shumëpritur për qytetin e Beratit si një element i ri, kryesisht në Zonat Historike, ku banorët e lagjeve ftojnë në shtëpitë e tyre vizitorët, duke i shërbyer me kuzhinë karakteristike dhe ambiente fjetje tradicionale. Ka 11 hotele dhe 25 restorante me orientim turistik në qytet, dyqane ushqimore ne QH perbëjnë 26 % të nurmit të bizneseve, baret dhe restorantet 27 %, suvenire 10 %, dyqane shërbimesh 18 %   dhe 2 % janë banka dhe pajisje .

Me këtë rast përfitojmë të falenderojmë operatorët të cilët japin kontributin e tyre në shërbim të zhvillimit të turizmit.

– Projekte në fushën e trashëgimisë dhe turizmit ( Bashkia + Donatoret) :

1-Projekti i vlerësimit të trashëgimisë kulturore në lagjen Kala ( projekt i KE )

2-Projekti i SNV për hartimin e Planit të Veprimit në Turizëm .Tashmë Berati ka një Plan per Zhvillimin Turistik,  i cili pas një analize të kujdesshme të kryer mbi realitetin e sotëm  dhe mbi mundësitë dhe potencialet që ofron Berati, ka përcaktuar edhe drejtimet e zhvillimit të turizmit.

3-Projekti me bashkinë Venecia që pritet të zbatohet gjatë 2011-2012 për turizmin dhe trashëgiminë ( fonde të BE ) .

Projekte infrastrukturore që i shërbejnë turizmit dhe vitalizimit të Qëndrës Historike :

1-     Projekti i ndricimit të lagjes Gorice

2-     Rehabilitime rrugicash me kalldrëm

3-     Ndricime në Zonën tampon

4-     Sinjalistike orientuese  në Q.H .

Emergjencat të cilat kërkojnë zgjidhje madhore  dhe që përbejnë kercënim për zhvillimin e turizmit :

Infrastruktura rrugore tejet e dëmtuar që lidh Beratin me Tiranën dhe Vlorën përbën një kercënim serioz për turizmin . Gjithashtu mungesa e fondeve për rehabilitim të akseve rrugore të cilat përshkojnë qytetin,mungesa e unazës,  mungesa e furnizimit me ujë 24- orë,infrastrukturë e dobët në zonën historike , menaxhimi i mbetjeve urbane  në një landfill rajonal përbejnë rreziqet kryesore të cilat pengojnë ecurinë e turizmit.