Home / Njoftime / 71 Vjetori i Dites se Clirimit

71 Vjetori i Dites se Clirimit

71-Vjetori i Çlirimit të atdheut është përkujtuar me një ceremoni të veçantë në varrezat e Dëshmorëve të atdheut në Berat. Ishin të pranishëm ,Kryetari i Bashkise Berat z.Petrit Sinaj,deputeti i LSI-së z.Gledion Rehovica,deputetë të Partisë Socialiste,znj.Anila Agalliu dhe z.Eduard Bejko.zv/Kryetari i Këshillit të Qarkut z.Kastriot Rapaj , Prefekti I Qarkut Berat z.Fadil Nasufii,përfaqësues nga partitë politike të spektrit të majtë, përfaqësues nga Bashkia,Shoqata e Veteranëve,familjeve të dëshmorëve,qytetarë etj.
Nën marshet funebër të bandës së qytetit të pranishmit vendosën kurora në Përmendoren e Dëshmorëve të atdheut.Kurora u vendosën nga Deputetët ë Qarkut,Bashkia Berat,Këshilli I Qarkut,Prefektura,Partite Politike,Shoqatat e Veteranëve etj.
Pasi kanë mbajtur një minutë heshtje, të pranishmit kanë zhvilluar proçesionin e kalimit pranë varreve ku prehen dëshmorët e atdheut,duke nderuar kujtimin e çdo të rëni. Për 29 Nëntorin .si një ngjarje e shënuar dhe lapidare në historinë e popullit shqiptar foli Petrit Sinaj ,Kryetari i Bashkisë Berat , i cili theksoi midis të tjerash kontributin që Bashkia e Beratit dha në luftën Nacional Çlirimtare si edhe vlerësoi gjakun e derdhur të bijëve dhe bijave më të mirë të popullit.
Pasi ka uruar për 71- Vjetorin e Çlirimit të Atdheut , Kryetari i Bashkise Berat z.Petrit Sinaj , e quajti këtë një ditë të shënuar për gjithë shqiptarët. Lufta heroike ,-tha midis të tjerash Sinaj ,- na rreshtoi përkrahë popujve përparimtarë në frontin e madh antifashist.
Ai theksoi midis të tjerash se ngjarjet e shënuara si Çlirimi i Atdheut na ftojnë të jemi bashkë për të festuar,por edhe për të reflektuar,për të ecur gjithmonë në rrugën e çelur në 29 Nëntor 1944,në rrugën e lirisë.
Nëse Shqipëria sot është një vend i lirë dhe duke synuar prosperitet dhe integrimin në Europë kjo padyshim edhe falë bijve dhe bijave më të mirë të vendit që vunë mbi gjithçka idealet e lirisë dhe përparimit,- përfundoi përshëndetjen e tij kreu i Bashkise Berat z.Petrit Sinaj.
Ne kete dite te vecante,sigurojme Organizaten e Veteraneve se Bashkia Berat do te shoh me perparesi qe ne buxhetin e 2016 te mund te behet rikonstruksioni i duhur ne Varrezat e Deshmoreve.