Home / Njoftime / THIRRJE PËR AKSION, TA PASTROJMË BERATIN – 20 NËNTOR 2015

THIRRJE PËR AKSION, TA PASTROJMË BERATIN – 20 NËNTOR 2015

THIRRJE PËR AKSION, TA PASTROJMË BERATIN – 20 NËNTOR 2015.
Bashkia Berat ka filluar përgatitjen për aksionin e radhës “Ta Pastrojmë Beratin – 20 Nëntor 2015”. Aksioni ka në fokus pastrimin nga mbeturinat urbane dhe promovimin e një mjedisi të pastër. “.
Ju ftojmë të merrni pjesë në 20 Nëntor në orën 09.00 pranë Bashkisë Berat, në përkrahjen e nismës:
– “T’A PASTROJMË BERATIN, DUKE KONTRIBUAR NË RRUGICËN E LAGJES TONË”
Kujtoni:
Një mjedis i ndotur është imazhi më negativ që ne i japim turistëve vendas dhe të huaj për qytetin tonë.
“Kjo iniciativë do të kryhet në bashkëpunim edhe me Institutin e Kërkimeve Urbane të cilët janë duke zbatuar projektin për Menaxhimin e Mbetjeve Urbane dhe Edukimin Mjedisor në Bashkinë e Beratit, me financimin e Ambasadës Amerikane nëpërmjet Programit të Granteve të Vogla të Komisionit të Demokracisë”.

BASHKIA BERAT

12248317_984853681553913_1698612636_o