Home / Njoftime / SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR NGRITJEN NË DETYRË PËR NËPUNËSIT CIVILË PËR KATEGORINE E MESËM DREJTUES (DREJTOR ) NIVELI I KËRKUAR I DIPLOMESMASTER SHKENCOR

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR NGRITJEN NË DETYRË PËR NËPUNËSIT CIVILË PËR KATEGORINE E MESËM DREJTUES (DREJTOR ) NIVELI I KËRKUAR I DIPLOMESMASTER SHKENCOR

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR NGRITJEN NË DETYRË PËR NËPUNËSIT CIVILË PËR KATEGORINE E MESËM DREJTUES

(DREJTOR )

NIVELI I KËRKUAR I DIPLOMESMASTER SHKENCOR

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe III të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin :

 1(një) Drejtor në Drejtorinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve , Kategoria e pagës II-b.
* Pozicioni i lartpërmendur i’u ofrohen fillimisht nëpunësve civil të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.
Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë si edhe pranim nga jashtë në shërbimit civil.

Për të dyja procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë)aplikohet në të njëjtën kohë.
DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE DO TË JETË 19.04.2018

DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR NGRITJE NË DETYRË DO TË JETË 24.04.2018

PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I PUNËS PËR POZICIONIN:

1- Mbikqyrë , menaxhon ,mbështët dhe është pjësë e grupit për artimi i projekteve kulrurore me partnerë ndërkombëtarë.
2- Menaxhon dhe mbikqyre kalendarin e zhvillimi i jetës kulturore artistike, sportive dhe koordinimi me institucionet kulturore dhe shoqërinë civile për zbatimin e eventeve.
3- Nxitjen e bashkepunimeve për Identifikimi, promovimi i aseteve kulturore që Bashkia Berat zotëron dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore, vlerat e Trashëgimisë Kulturore të qytetit,tashmë sit i UNESCO-s duke rritur shkallën e informacionit për vizitorët
4- Ndërgjegjësimi në zhvillimin kulturor dhe social i komunitetit duke u bazuar edhe në trashëgiminë kulturore.
5- Harton politika për zhvillimin e turizmit dhe strategjisë së turizmit, e cila i përmbahet planit të veprimit për vitet 2011-2021.
6- Të hartojë dhe të mbeshtesë projekte që nxisin politikat parësore të turizmit, të jetës kulturore,artistike,sportive e rinore të qytetit.
7- Të hartojë dhe të zbatojë projekte në kuadrin e bashkëpunimeve me donatorë.

I – LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civil të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta
Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :
• Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën
• Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
• Të ketë të paktën vlerësimin e fundit pozitiv, mirë apo shumë mirë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Arte të Bukura, Shkenca Shoqërore/Shkenca politike /trashëgimia Kulturore ….. , si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
• Përvojë pune më shumë se tre vite
• Njohja e gjuhës së huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
• Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
• Njohje të programeve bazë kompjuterike Word dhe Exel.

2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat ose në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat, brenda datës 19.04.2018 dokumentat si më poshtë :

1. Kërkesë me shkrim për aplikim (letër motivimi)
2. Curriculum Vitae (jetëshkrim standard)
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
4. Fotokopje kartës së identitetit
5. Aktin e statusit Nëpunësit Civil i konfirmuar
6. Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar) nëse ka
7. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
8. Vërtetim që nuk kanë masë disiplinore në fuqi
9. Dëshmi i gjendjes gjyqësore, vërtetim nga gjykata, vërtetim nga prokuroria
10. Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekësor kompetent i aftë për punë
11. Fotokopje të librezës së punës në çdo rubrikë të plotësuar

3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në datën 23.04.2018 Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë listën e paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, në faqen zyrtare të Bashkisë dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit, si edhe në stendën e Informimit të Publikut.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.
 Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
 Eksperiencën e tyre të mëparshme.
 Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
• Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetë Qeverisjen Vendore”
• Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.
• Ligj Nr. 93/2015 “Për Turizmin”, i ndryshuar
• Ligj Nr.9048, Date 07.04.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore”, i ndryshuar
• LIGJ Nr. 9376, datë 21.4.2005 “Për Sportin”, i ndryshuar me ligjin nr.9816,datë 22.10.2007 dhe Ligjit nr. 9963, datë 21.7.2008 .
5- MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur proçesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”, të Departamentit të Administratës Publike

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.
6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në Faqen Zyrtare të Bashkisë, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

II –NGRITJA NË DETYRË PËR KATEGORINË E MESME DREJTUESE
Vetëm në rast se për këto pozicione në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë .
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse ,kategoria ekzekutive specialist vetëm një kategori më e ulët, të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
• Kandidatët të zotërojnë Diplome Universitare të nivelit / Master Shkencor sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Arte të Bukura, Shkenca Shoqërore/Shkenca politike /trashëgimia Kulturore ….. , si diploma Bachelor edhe ajo master shkencor duhet të jenë në të njejtën fushë . (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
• Përvojë pune më shumë se tre vite
• Njohja e gjuhës së huaj anglisht ose ndonjë gjuhë tjetër përbën avantazh.
• Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë aftësi të mira komunikimi
• Njohje të programeve bazë kompjuterike Ëord dhe Exel.
• Të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
• Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
• Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” ose “Shumë mirë”;
• Niveli i diplomës duhet të jetë “Master Shkencor”. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi në sekretarinë e Bashkisë Berat ose në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Berat brenda datës 24.04.2018 dokumentat si më poshtë :
1. Kërkesë me shkrim për aplikim (letër motivimi)
2. Curriculum Vitae (jetëshkrim standard)
3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
4. Fotokopje kartës së identitetit
5. Aktin e statusit Nëpunësit Civil i konfirmuar
6. Dëshmi kualifikimi (fotokopje e noterizuar) nëse ka
7. Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
8. Vërtetim që nuk kanë masë disiplinore në fuqi
9. Dëshmi i gjendjes gjyqësore, vërtetim nga gjykata, vërtetim nga prokuroria
10. Raport mjeko –ligjor nga komisioni mjekësor kompetent i aftë për punë
11. Fotokopje të librezës së punës në çdo rubrikë të plotësuar

3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Duke filluar nga data 27.04.2018 Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat do të shpallë në Faqjen Zyrtare, Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e për ngritje në detyrë për Kategorinë e Ulët Drejtuese, , si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritje në detyrë do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Berat, nëpërmjet email-it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4. Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

• Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
• Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetë Qeverisjen Vendore”
• Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
• Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”.
• Ligj Nr. 93/2015 “Për Turizmin”, i ndryshuar
• Ligj Nr.9048, Date 07.04.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore”, i ndryshuar
• LIGJ Nr. 9376, datë 21.4.2005 “Për Sportin”, i ndryshuar me ligjin nr.9816,datë 22.10.2007 dhe Ligjit nr. 9963, datë 21.7.2008 .

4.1 Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
• Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e përgjithshëm të punës për pozicionin.
• Eksperiencën e tyre të mëparshme.
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit, si më poshtë :

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike (DAP)

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Berat do të shpallë fituesin në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Faqjen Zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.
Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

BASHKIA BERAT