Home / Njoftime / Njoftim per fillimin e procedurave per trajtimin me bonus strehimi

Njoftim per fillimin e procedurave per trajtimin me bonus strehimi

Në zbatim të:

  • Ligjit nr. 9232, datë 13.05.2004“Për programet sociale të strehimit” i ndryshuar
  • VKM-së  nr. 1093, datë 08.02.2018 “Për miratimin e proçedurave ,kritereve dhe përparësive në dhënien e bonusit të strehimit” i ndryshuar.

Bashkia Berat ju njofton  :

1.Familjet e pastreha që kanë aplikuar pranë bashkisë si të pastrehë,që nuk kanë mundësi financiare për pagesën e qerase se banesës ku jetojnë ,të paraqesim në bashki brenda datës 28.02.2018, kërkesën së bashku me dokumentacionin ligjor për t’u trajtuar me bonus strehimi.

2.Kategorite përfituese jane familjet :

a. Personat me statusin e jetimit .

b.Familjet e pastreha qëkanë në përbërjen familjare person me aftësi të kufizuar ,invalid .

c.Familjet e komunitetit rom e egjyptian

d.Familjet me të ardhura familjare  mujore të ulta,kryhesisht me përkrahje sociale .

3.Dokumentacioni që duhet të sjelle familja për t’u trajtuar me bonus strehimi përbëhet nga  :

a.Fotokopje e kartës së identitetit të k/familjarit.

b.Kontrata e qirase me qeradhënësin e  banesës të  lidhur para noterit.

c.Vërtetim nga ZVRPP Berat ,  që familjarisht nuk kanë  banesë në pronësi .

d.Raporti mjeko- ligjor nga   KMCAP-i i personit që trajtohet .

e.Vërtetimet për të ardhurat familjare mujore të familjes , për të gjithë personat në moshë mbi 18-vjeç.