Home / Berat Festival

Berat Festival

Berat Planet

 

Nga data 26 prill deri më 9 maj 2010, në qytetin e Beratit u organizua për herë të parë Festivali i Beratit gjatë të cilit u zhvilluan 15 ditë plot me evenimente të paharrueshme. Ky ishte viti i parë  i organizimit të festivalit i cili tani do të jetë i përvitshëm. Në festival aktivitetet u shoqëruan dhe me konkurse. 

Konkurset që u zhvilluan:
“Shkolla Pranverore e Rafting “- Rafting në lumin Osum
“Unë për Beratin” – Cmime për tre temat më të mira të nxënësve të shkollave të mesme
“Guri dhe Intelligenca e duarve dhe gurëgdhëndësit” – Konkurs – Ekspozitë
“Berati Top Restorant” – Gara dhe çmime midis restoranteve të Beratit
“Berati: qyteti, populli e peisazhi” – Konkurs pikture i hapur
“Kopshtaria e Beratit”- Konkurs
“Berati restauron” – Konkurs me cmimin “Shtëpia e restauruar më mirë”, “Shtëpia me mikpritjen
më të mirë”
“Grepa e prezevol 2010 “- Garë peshkimi mbi Urën e Beratit.
“ Balona më e bukur “– Konkurs i hapur
“Qitësi më i mirë”- Garë qitjeje
 

Prezantimi i aktiviteteve:
“Çfarë të ardhme ka për qytetin e Beratit dhe territorin e tij?”- Konferencë
“Shkolla Pranverore e verës”
Ekspozita “Berati Prodhon” – Konkursi “Agrobiznesi i vitit 2009”
Ekspozita bashkëkohore e piktorit Klement Zoraqi, krijues i Manifestit “Berat Festival 2010”
“Berati: ikonat dhe historia”- Ekspozitë e jashtëzakonshme e ikonave të Muzeut të Onufrit
Ritme të Shqipërisë dhe Italisë në Berat 

Këto aktivitete u zhvilluan nga Bashkia Berat në bashkëpunim me Ambasadën Italiane dhe Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve 

Për më shumë informacion vizitoni faqen: www.beratfestival.com 

[nggallery id=13]