Home / Të Reja / Zhvillohet konferenca shkencore: “Berati dhe kontributi i tij në shpalljen e pavarsisë”

Zhvillohet konferenca shkencore: “Berati dhe kontributi i tij në shpalljen e pavarsisë”

Në kuadrin e aktivitetve që po organizohen në 100 vjetorin e pavarsisë, është zhvilluar ditën e sotme në bibliotekën “Vexhi Buharaja” të qytetit të Beratit konfernca shkencore me temë: “Berati dhe kontributi i tij në shpalljen e pavarsisë”.
Në këtë konferencë shkencore u mbajtën 6 kumtesa ku evidentoheshin përpjekjet dhe kontributi i beratasve në shpalljen e pavarsisë.
Dr. Genciana Abazi-Egro, mbajti kumtesën “Dimensionet e identitetit shqiptar në jetën kulturore të Beratit të shekullit XVIII”, Dr. Ledia Dushku: “Berati në kyengritjen osmane të vitit 1912, Nini Haxhistasa: “Përpjekjet e Sotir Koles dhe kontributi i tij në shplljen e pavarsisë”, Dr. Marela Guga: Kontributi i Beratit në luftën për pavarësi dhe mbrojtjen e shtetit shqiptar 1912-1920, Akademik Assoc. Mareglen Verli: “Potenciali ekonomik i viseve shqiptare në fillim të shekullit të shekullit XX dhe pasojat e copëtimit” dhe Akademik Beqir Meta: “Procesi i formimit të institucioneve kombëtare dhe roli i kongresit kishtar në Berat”.
Me interes të veçant u ndoq kumtesa e Dr. Genciana Abazi-Egro me temë: “Dimnsionet e identitetit shqiptar në jetën kulturore të Beratit të shekullit XVIII”. Nëpërmjet dokumentave arkivore ajo solli një fakt të panjohur deri më sot i cili kishte të bënte me origjinën Ismail Qemalit, që siç u shpreh studiuesja Abasi rezulton që të jet nga Berati, por që më pas të parët e tij u vendosën në Vlorë.
Në këtë aktivitet shkencor u dhanë edhe titujt: “Nderi i Qytetit” për disa prej figurave më konribuese atdhetare e patriotike në shpalljen dhe mbrojtjen e pavarsisë, dhënë nga Këshilli Bashkiak i qytetit të Beratit.

Berati Millennium