Home / Aktivitete / ZHVILLOHET EDICIONI i 6 – të I GJYSMËMARATONËS SË BERATIT

ZHVILLOHET EDICIONI i 6 – të I GJYSMËMARATONËS SË BERATIT

 Bashkia Berat, nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë, z. Petrit Sinaj, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani” dhe donatorëve, si: TAP ALBANIA, CESVI, VAKEFIGLASS, CATERINA FIRENCE dhe UJI SPRING organizuan sot paradite edicionin VI të GJYSMËMARATONËS së BERATIT. Përshëndetën në start të kësaj gare Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, dhe Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, të cilët uruan dhe inkurajuan të gjithë garuesit për pjesëmarrjen, po ashtu edhe donatorët që mbështetën zhvillimin e këtij aktiviteti. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë rreth 95 atletë të moshave të ndryshme, të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe jashtë saj. Gjysmëmaratona e Beratit u zhvillua në itinerarin nga sheshi “Republika” – Urë Vajgurore dhe anasjelltas, në një distancë prej 21 km. Presidenti Ilir Meta dhe Kryebashkiaku Sinaj pritën finishin e maratonomakëve dhe ndanë medaljet për fituesit.

Tri vendet e para për djem:
1. Ilir Këllezi
2. Tinor Mamusha
3. Ilir Rudhani
Tri vendet e para për vajza:
1. Anxhelina Paneva
2. Qëndresa Ramadani
3. Adriona Poparsova