Home / Aktivitete / Vizite studimore ne Turqi

Vizite studimore ne Turqi

Bashkia Berat merr pjesë në vizitën studimore në Stamboll në datat 19-24 Mars . Vizita u organizua nga Shoqata e Bashkive te Shqiperise ne bashkepunim me Shoqaten e Bashkive te Turqise.
Vizita kishte per qellim shkembimin e eksperiencave ne shperndarjen dhe organizimin e sherbimeve publike,ne binjakezimet ndermjet bashkive ne Turqi por jo vetem,ne planifikimin urban, etj.
Nënkryetari i Bashkisë Berat Z. Bledar Blana gjatë takimit të përbashkët me Kryetarin e Bashkise Yskydar-Stamboll zotin Hilmi Türkmen, diskutoi për mundësi bashkëpunimi për trajnimet e stafeve të ndërmarrjes së gjelbërimit, ndërmarjes së shërbimeve dhe publike,ndërmarjes së ujësjellës kanalizimeve.
Gjithashtu u bisedua per mundesi bashkepunimi per bizneset turke ne turizem, ekonomi shfryzimin e burimeve natyrore etj.
U zhvilluan takime edhe me drejtorine e manaxhimit te zonave te gjelbra te Bashkise Stamboll, ku u njohen me punen dhe strategjite per gjelbrimin e Stambollit ne parqe, lulishte, rruge etj me synimit qe te arrinin nga 9 m katror siperfaqe e belber per banor ne mbi 10m katror per banor siperfaqe e gjelber ne vitet e aferta.