Home / Aktivitete / Vizitë studimore në Lucernë të Zvicrës,në kuadër të projektit ‘’ Arsim alternativ dhe formim profesional’’

Vizitë studimore në Lucernë të Zvicrës,në kuadër të projektit ‘’ Arsim alternativ dhe formim profesional’’

Në kuadër të projektit ‘’ Arsim alternativ dhe formim profesional’’ financuar nga Qeveria Zviceriane dhe zbatuar nga Organizata ‘’Ndihmë për Fëmijët’’, përfaqësues të shtatë Bashkive në Shqipëri, përfshirë Bashkinë e Beratit dhe të Shërbimeve Sociale Shtetërore , nga data 2-5 Maj, realizuan një vizitë studimore në Lucernë të Zvicrës .Vizita u shërbeu pjesëmarrësve të njiheshin nga afër me rezultatet e një sistemi efektiv social, modelet,mekanizmat dhe instrumentat për ofrimin e shërbimeve sociale komunitare , mënyrën sesi marrin kontakt njerëzit në nevojë me ofruesit e shërbimeve,roli i OJF-ve në sistem si ofrues të shërbimeve sociale, planifikimi dhe buxhetimi për shërbimet sociale, kualifikimi I stafit etj.