Home / Aktivitete / Vizitë ne familjen Goxhumane , me rastin e 7 Marsit

Vizitë ne familjen Goxhumane , me rastin e 7 Marsit

Vizitë e Kryetarit te Bashkisë Z. Petrit Sinaj në familjen  e Llambi Goxhumanes, një familje me tradita në fushën e arsimit. Familja Goxhumane i ka dhënë arsimit në Berat breza të tëra mësuesish. Llambi Goxhumane ( i vjetri ) ndër mësuesit e parë në Berat dhe atdhetar i njohur , pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjes, ka dhënë kontributin e tij si patriot  dhe në fushën e edukimit të brezave. Më pas, fëmijët dhe nipërit e tij ndoqën këtë traditë, duke i shërbyër me përkushtim dijes dhe arsimit. Llambi Goxhumane ( i riu)ka punuar si mësues për vite me rradhë në Shkollën ‘’Mangalem’’ dhe  i është përkushtuar në mënyrë aktive edhe aktiviteteve në komunitet.

Mirënjohje dhe respekt për punën fisnike të mësuesve. Gëzuar 7 Marsin!