Home / Aktivitete / Vizitë bashkëpunimi në Llovech

Vizitë bashkëpunimi në Llovech

Me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Llovech-it Bullgari Z. Mincho Kazandijev, një grup i Bashkisë Berat i kryesuar nga Z. Fadil Nasufi- Kryetar i Bashkisë, zhvilloi një vizitë në Llovech, qytet i binjakëzuar me Beratin, binjakëzim i iniciuar nga ish Presidenti Bullgar Parvanov gjatë vizitës së tij në Berat në vitin 2009. Qëllimi i vizitës ishte pjesëmarrja në festimet me rastin e Ditës së Llovech-it, nje manifestim kombëtar i zhvilluar çdo muaj Maj në qytet, ku realizohen disa aktivitete kulturore dhe protokollare. Kryetari i Bashkisë Berat Z. Fadil Nasufi u takua në disa takime pune me Kryetarin e Bashkisë Llovech Z. Mincho Kazandijev dhe autoritete të tjera lokale dhe gjithashtu me ish- Presidentin Bullgar Z. Parvanov.

Qyteti i Llovech ndodhet në pjesën qendrore të Bullgarisë, rreth 150 km nga kryeqyteti Bullgar Sofia. Qyteti është një ndër qytetet më të vjetër në Bullgari, vendbanim i hershëm i Trakëve në shekujt 4-3 p.e.s. Qyteti ka gjurmë të qytetërimeve Romake, Bizantine, Husare dhe Otomane. Ekonomia e qytetit ka një industri të zhvilluar të prodhimit të makinave, një investim i kryer në vitin 2009 me modernizimin e ish –fabrikave të motorëve, në një industri prodhimi makinash me një vlerë prej 97 milionë euro. Dy bashkitë respektove janë duke përgatitur projekte të përbashkëta në kuadrin e fondeve të Bashkimit Evropian në fushën e kulturës dhe çështjeve sociale.