Home / Aktivitete / Vizita studimore e Kryetarit te Bashkise ne Zvicer

Vizita studimore e Kryetarit te Bashkise ne Zvicer

Ne datat 31 gusht – 5 shtator,Kryetari i Bashkise Berat z.Petrit Sinaj mori pjese ne viziten studimore ne Zvicer,organizuar nga Ambasada e Zvicres ne Shqiperi ne kuadrin e programit te decentralizimit dhe qeverisjes vendore.Qellimi i kesaj vizite ka te beje me iniciativen e Qeverise Zviceriane per te mbeshtetur projektin e mbetjeve urbane ne rajonin e Beratit dhe per te ofruar eksperiencen Zviceriane ne lidhje me integrimin e sistemeve te menaxhimit te mbetjeve,si edhe me mundesite qe ofrohen nga programet mbeshtetese te Qeverise Zviceriane.