Home / Aktivitete / Vizita e Konsullit te Nderit te Shqipërisë në Ukrainë, Dr. Omarov Shahin ne Bashkine Berat

Vizita e Konsullit te Nderit te Shqipërisë në Ukrainë, Dr. Omarov Shahin ne Bashkine Berat

 

Sot paradite në Bashkinë e Beratit ishte për vizitë Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Ukrainë, me qendër në Kharkiv, Dr. Omarov Shahin. Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë, z. Petrit Sinaj, u diskutua për vendosjen e urave të bashkëpunimit mes distrikteve që mbulohen nga Dr. Omarov Shahin dhe Bashkisë së Beratit.

Konsulli në këtë takim bëri një ekspoze të bizneseve të këtij rajoni, më qëllim afrimin e tyre për të investuar në Berat në fusha të ndryshme. U diskutuan gjithashtu detajet e organizimit të udhëtimit në shtator të disa fëmijëve ukrainas (40-60), si dhe të një një grupi biznesmenësh, të cilët do të përcaktojnë më nga afër prioritetet e këtij bashkëpunimi.