Home / Aktivitete / Urimet per Krishtlindjen

Urimet per Krishtlindjen

Me rastin e Krishtlindjes, Kryetarja e Këshillit Bashkiak, znj. Nikoleta Manka, Nënkryetarja e Bashkisë, znj. Afize Skendo dhe një pjesë e stafit të Bashkise, bënë vizita në Mitropolinë e Beratit, ku u pritën nga Hiresia e Tij, Imzot Ignat Triantis, dhe në Kishën e Shën Lukës, ku u pritën nga don Xhuzepe Tosi dhe suore Maria Bortone. Përfaqësuesit e Bashkisë uruan besimtarët e krishterë për festën e Krishlindjeve, duke u shprehur se kjo ditë i fton të gjithë besimtarët për më shumë tolerancë, paqe, mirëkuptim dhe solidaritet ndaj shtresave që kanë më shumë nevojë, jo vetëm për ndihma materiale, por edhe për ngrohtësi njerëzore. Nënkryetarja e Bashkisë, znj. Afize Skëndo, pasi përcolli urimet e saj për festën e Krishtlindjes, në emër të Kryebashiakut Sinaj premtoi se Bashkia e Beratit do të qëndrojë gjithmonë pranë shtresave që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje sociale. Hirësia e Tij, Imzot Ignat Triantis dhe don Xhuzepe Tosi uruan besimtarët për Krishtlindjet dhe falenderuan përfaqësuesit e organeve vendore për vizitën dhe urimet e tyre të perzemërta.