Home / Të Reja nga Sociale / Urat e Ballkanit Flasin

Urat e Ballkanit Flasin

Ne datat 28, 29 Mars, Berati u kthye ne kreyqendren e festimeve ne Ballkan. Nen titullin “Urat e Ballkanit Flasin”, Bashkia Berat, Fondacioni Balcanica, Ministria e Kultures si dhe nje sere aktoresh te tjere, organizuan disa aktivitete te rendesishme te cilat u nderuan dhe me viziten e Drejtoreshes se Pergjithshme te UNESCO-s Znj. Irina Bokova dhe Ministres se Kultures Znj. Mirela Kumbaro. Nje tryeze e rrumbullaket ftoi autoritete te rendesishme te diskutonin mbi trashegimine, pershire edhe kryetaret e Bashkive te Lovech, Bullgari, Podgorices, Struges, Mostarit etj. Aktivitetet vijuan me nje nje panair artizanati, ekspozita fotografike dhe pikturash, koncerte me grupe te ndryshme Ballkanike dhe u kurorezuan ne fund me nje spektakel 3 dimensional te shfaqur mbi Uren e Gorices per te transmetuar shekujt e historise qe ajo mban mbi supe. Ura e Gorices Foli!