Home / Aktivitete / UNESCO, trajnim në Berat për rreziqet ndaj trashëgimisë

UNESCO, trajnim në Berat për rreziqet ndaj trashëgimisë

Katastrofat natyrore dhe njerëzore janë në rritje. Impaktet e tyre në jetët e njerëzve si dhe mbi burimet e çmuara të trashëgimisë kanë shkaktuar shqetësimin e shumë organizatave, përfshirë OKB-në dhe Komisionin Evropian. Shkatërrimet ndodhin, dhe ndërsa shumica e tyre nuk mund të parandalohen, masa parapërgatitore mund të zbusin ose të reduktojnë në mënyrë të efektshme impaktin e tyre. Në të njëjtën kohë, investimi në parapërgatitje ndaj rrezikut para katastrofës mund të shmang shpenzimin e shumave të mëdha parash në fazën e rehabilitimit ndaj katastrofës. Nën këtë panoramë, Komiteti Botëror i Trashëgimisë ka adoptuar në vitin 2007 një Strategji për Reduktimin e Rreziqeve nga Katastrofat në Pasuritë e Trashëgimisë Botërore për të zhvilluar plane menaxhimi të rrezikut për Pasuritë e Trashëgimisë Botërore në ato shtete ku dhe ajo ndodhet.

Për këtë arsye, nën suazën e programit ONE UN Albania, Zyra e UNESCO-s në Venecia, Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Mbrojtjes dhe Restaurimit të Pasurisë Kulturore (ICCROM) si dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve organizuan në qytetin e Beratit një seminar trajnimi. Qëllimi i seminarit ishte trajnimi i profesionistëve shqiptarëtë trashëgimisë mbi rreziqet që mund të shkaktojnë katastrofat si dhe zhvillimine procesit të planeve për menaxhimin e tyre. Një rëndësi e veçantë iu kushtua përgatitjes ndaj rrezikut nga tërmetet dhe zjarreve. Në këto fusha ekspertize referuan ekspertë shumë të kualifikuar ndërkombëtarë si zoti Chritopher E Marrion dhe Dr. Rohit Jigyasu, ndërsa Z. Gamini Wijesuriya bëri një prezantim të kërkesave të UNESCO-s për Menaxhimin e Zonave të Trashëgimisë Botërore. Specialistët shqiptarë vinin nga Gjirokastra, Berati, Saranda, Butrinti, Apollonia, ku përveç administratorëve të trashëgimisë të këtyre siteve kishte dhe përfaqësues nga bashkitë përkatëse dhe institucionet e mbrojtjes civile. Objektivat e këtij seminari ishin rritja e ndërgjegjshmërisë të profesionistëve dhe institucioneve përgjegjëse për nevojën për të zhvilluar plane të përshtatshme menaxhimi ndaj rreziqeve katastrofale, rritja e kapaciteteve në zhvillimin e sistemeve të përshtatshme të administrimit të rrezikut në sitet kulturore të mëdha shqiptare si dhe krijimi i mundësive për zhvillimin e planeve të menaxhimit në sitet kulturore të përzgjedhura, te cilat do të veprojnë si një model për site të tjera në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin. Në të njëjtën kohë, ky projekt parashikon edhe një studim të nëntokës në zonat ku trashëgima shqiptare është më përfaqësuese, dhe për këtë arsye një ekip shqipatro-italian të drejtuar nga Prof. Llambro Duni dhe G.P. Cavinatoj anë duke kryer studime paraprake të cilat do të ndihmojnë në vlerësimin e rrezikshmërisë që sitet tona mund të kanë ndaj tërmeteve.

Seminari u zhvillua nëpërmjet një metodologjie gjithëpërfshirëse bazuar mbi Manualin e botuar nga Qendrae Trashëgimisë Botërore dhe ICCROM mbi “Menaxhimin e rreziqeve ndaj katastrofave”, i cili iu prezantua edhe pjesëmarrësve. Në kuadër të këtij trajnimi u kryen gjithashtu edhe disa inspektime në lagjet historike të Beratit ku u studiun nga afër disa banesa, Muzeu Etnografik si dhe Xhamia e Beqarëve. Duke përdorur manualin dhe analizuar kontekstin specifik të zonave të përzgjedhura u krijua një draft Plani Menaxhimi ndaj katastrofave për secilën nga zonat trashëgimisë shqiptare në UNESCO: Beratin, Butrintin dhe Gjirokastrën. Këto plane do të zhvillohen edhe më tej në ditët në vazhdim për tu prezantuar nëworkshopin përfundimtar mbi parapërgatitjenndaj rreziqeve katastrofale dhe menaxhim tësiteve kulturore që do të mbahet në Shqipëri në pranverën e vitit 2010.