Organizata Desert Experience në bashkëpunim me Bashkinë Berat organizuan të hënën datë 11.06.2012 një parakalim të makinave fuori stradë në qendër të qytetit. Ky aktivitet është në kuadrin e Udhëtimin Ndërkombëtar Jashtë Rruge i cili është organizuar për t’u ofruar fansave të këtij sporti eksplorimin e Shqipërisë dhe peizazhit të saj të bukur.