Home / page 6

Blog Archives

Mbledhja e Keshillit Bashkiak date 23.11.2017

Sot u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite: 1. Relacion dhe Projektvendim: Mbi miratimin e dorëheqjes nga funksioni i Këshilltarit Bashkiak Berat znj. Arsiola Dyrmishi i subjektit politik LSI. 2. Relacion dhe Projektvendim: Mbi miratimin e dorëheqjes nga funksioni i Këshilltarit Bashkiak Berat znj. Iris Gërxhi i …

Read More »

Mbjellja e pemeve ne rrugen “Antipatrea”

Ndërmarrja e Gjelbërimit Berat vijon aksionin e saj për mbjelljen e pemëve, sidomos në rrugët kryesore të qytetit, atje ku ato mungojnë. Ditën e sotme punonjësit e kësaj ndërmarrjeje mbollën rreth 60 pemë të llojit Ligustër përgjatë të dyja anëve të rrugës “Antipatrea”. I pranishëm në mbjelljen e pemëve ka …

Read More »

Java e sigurise rrugore

Në Javën e Sigurisë Rrugore, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Kompaninë TAP po investojnë për të përmirësuar sinjalistikën rrugore në qytetet kryesore të Shqipërisë. Pjesë e këtij projekti është edhe qyteti i Beratit. Vendosja e sinjalistikës rrugore përballë shkollës “Kristaq Capo” u bë e mundur nga gazsjellësi TAP, ndërsa …

Read More »

Skema e re e ndihmes ekonomike

Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë Berat në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit Social Rajonal Berat gjatë datave 15/16/17 zhvilluan takime informuese me familjet përfituese të ndihmës ekonomike, si dhe me aplikantët e rinj që pretendojnë të bëhen pjesë e kësaj ndihme, duke i njohur ata me ndryshimet e ligjit …

Read More »

Takimi i Kryetarit të Bashkisë, z. Petrit Sinaj, me anëtarë të ‘’Klubit të Strasburgut’’

Gjatë takimit të Kryetarit të Bashkisë, z. Petrit Sinaj, me anëtarë të ‘’Klubit të Strasburgut’’, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë së Strasburgut, z. Roland Ries dhe znj. Nawel Rafik – Elmrini, Zëvendëskryetare e Bashkisë së Strasburgut për Çështjet me Jashtë dhe njëkohësisht Presidente e ‘’Klubit të Strasburgut’’.

Read More »

Forumi Botëror i Strasburgut për Demokracinë

Kryetari i Bashkisë Berat, z. Petrit Sinaj, po merr pjesë në Forumin Botëror të Strasburgut për Demokracinë, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Bashkia e Strasburgut në datat 07-11 nëntor 2017. Në këtë takim, në të cilin marrin pjesë 24 qytete, po diskutohen tema që lidhen me aktivizimin komunitar, transparencën …

Read More »

Takimi i Kryetarit të Bashkisë z. Petrit Sinaj me ambasadorin e Zvicrës në Shqipëri z. Christoph Graff

Gjatë takimit të Kryetarit të Bashkisë z. Petrit Sinaj me ambasadorin e Zvicrës në Shqipëri z. Christoph Graff dhe përfaqësues të lartë të qeverisë zvicerane dhe kooperacionit zviceran, ku u shpreh angazhimi i qartë i qeverisë zvicerane dhe Bashkisë së Beratit në lidhje me financimin e tri projekteve në Berat: …

Read More »

Fillimi i vitit te ri shkollor

Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor u ka përcjellë urimet më të përzemërta për një vit të mbarë dhe të suksesshëm mësuesve dhe nxënësve të shkollës “Zihni Toska”, si një nga institucionet model të shkollës komunitare, ku bashkëpunimi i drejtorit dhe …

Read More »

Inspektimi i punimeve ne shkolla

Bashkia e Beratit angazhoi të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e strukturave të saj për t’iu siguruar nxënësve e mësuesve në këtë fillim të vitit të ri shkollor kushte sa më optimale. Drejtoria e Arsimit e Bashkisë, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe të tjera struktura të këtij institucioni së bashku me …

Read More »

Promovimi i librit “Testamenti i grave për gratë” me autore Zenepe Luken

Bashkia e Beratit në bashkëpunim me Fondacionin “Nermin Vlora Falaski” organizuan sot pasdite në bibliotekën “Vehxhi Buharaja” takimin me gratë intelektuale të qytetit. Takimin e hapi Nënkryetarja e Bashkisë, znj. Teuta Muçogllava. Në fjalën e saj ajo vlerësoi kontributin e Fondacionit “Nermin Vlora Falaski” dhe të Presidentes Zenepe Luka për …

Read More »