Home / page 3

Blog Archives

KONCERT RECITAL I KËNGËTARIT STAVRI BOBO

Në mjediset e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” u shfaq koncerti recital i këngëtarit Stavri Bobo. Përpara fillimit të koncertit, z. Stavri Bobo falenderoi të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij koncerti. Ky aktivitet u mbështet nga Bashkia dhe në mënyrë të veçantë nga Kryetari i Bashkisë, z. Petrit …

Read More »

HOMAZHE NË VARREZAT E DËSHMORËVE TË ATDHEUT

Në nderim dhe në respekt të veprës së Dëshmorëve të Atdheut, u zhvilluan sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Ishin të pranishëm në këtë ceremoni përkujtimore krerët më të lartë të institucioneve vendore, përfaqësues të Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, të Komitetit të Veteranëve të Luftës, pasardhës të veteranëve të …

Read More »

KONCERT I KORIT SINODAL TË MOSKËS

Dje pasdite në mjediset e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” u zhvillua një koncert nga Kori Sinodal i Moskes. Repertori i Korit përfshinte himne liturgjike në traditën e kishës ortodokse ruse. Kori Sinodal i Moskës shoqëron Patriarkun e Kishës Ruse, Kiril, i cili sot do të kryejë një vizitë me krerët …

Read More »

Dita Botërore e Vallëzimit

Me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit, Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” shfaqi dje pasdite para artdashësve të shumtë beratas dhe turistëve të huaj një spektakël me valle nga të gjitha trevat. Shikuesit e shumtë duartrokitën nivelin artistik të interpretimit të valltarëve. Organizatorë të këtij aktiviteti kulturor ishin: Koreografe – Ornela …

Read More »

MBRËMJE ARTISTIKE NË DITËN BOTËRORE TË XHAZIT

Një tjetër mbrëmje e bukur artistike për qytetarët e Beratit ishte koncerti i 30 Prillit, Ditës Botërore të Xhazit, organizuar nga Qendra Kulturore “Margarita Tutulani”. Realizimi dhe konceptimi i këtij koncerti u bë i mundur nga regjisor -Shpetim Dyrmishi, muzikant – Altin Metohu, drejtuese artistike – Migena Hoxha. Ky koncert …

Read More »

PËRFAQËSUES TË BASHKISË BERAT, VIZITË NË PRIZREN

Me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Prizrenit z. Mytaher Haskuka, Kryetari i Bashkisë Berat, z.Petrit Sinaj, dhe përfaqësues të Bashkisë Berat, midis të cilëve edhe disa prej bizneseve të qytetit, ishin sot për një vizitë zyrtare në Komunën e Prizrenit. Gjatë ceremonisë së ditës së sotme u nënshkrua marrëveshja …

Read More »

MBLEDHJE E KËSHILLIT BASHKIAK

Sot u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite:1. Relacion dhe Projektvendim: Propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 01. 04. 2018 – 30. 04. 2018.✅2.Relacion dhe Projektvendim: Për dhënien e pagesës së paaftësisë invalidëve të punës dhe kompensimit të energjisë elektrike për periudhën 1 – 31 …

Read More »

 DITA NDËRKOMBËTARE E MONUMENTEVE DHE E SITEVE KULTURORE

Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Kulturore, Kryetari dhe stafi i Bashkisë Berat organizuan një vizitë në banesën e znj. Ana Xheblati në lagjen “Mangalem”, për të vlerësuar shembullin e restaurimit dhe rijetëzimit të banesës monument kulture dhe për ta vënë atë në shërbim të zhvillimit të turizmit. Iniciativa …

Read More »

KONCERT DHE KONKURS FOTOGRAFIE NË DITËN E MONUMENTEVE TË KULTURËS

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Kulturore u organizua sot në parkun e shëtitores kryesore të qytetit konkursi i fotografive me temë “Trashëgimia Kulturore në Berat”, si dhe një koncert nga Kristi Karkanaqe Band. Aktiviteti u organizua nga Bashkia Berat, BID Berat dhe AADF. Fotografitë e ekspozuara …

Read More »

PËRFAQËSUES TË BASHKISË BERAT, VIZITË NË BASHKINË BAGCILAR, TURQI

Në vijim të vizitës së tyre në Turqi, Kryetari i Bashkisë, z. Petrit Sinaj dhe përfaqësuesit e Bashkisë zhvilluan në datën 14 prill një takim pune me Nënkryetarin e Bashkisë Bagcilar, z. Kenan Gültürk. Bashkia Bagcilar është një prej minibashkive më të mëdha në Stamboll, e cila është bashki binjake …

Read More »