Home / Të Reja nga Sociale / Tryezë e Rrumbullakët `Promovimi i Arsimit Gjithëpërfshirës`

Tryezë e Rrumbullakët `Promovimi i Arsimit Gjithëpërfshirës`

Kjo tryezë u propozua nga Bashkia Berat, në kuadrin e “Ditës Ndërkombëtare kundër Analfabetizmit” dhe u mbështet nga projekti “Mbështetje për Përfshirjen Sociale të Komuniteteve Rome e Egjiptiane” financuar nga PNUD, në kushtet kur një numër i madh fëmijësh nga komuniteti egjiptian rrezikojnë të braktisin shkollën për shkak të pamundësisë së familjeve të tyre për t’u blerë tekste mesimore.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet vendore përgjegjëse për arsimin, organizata të shoqërisë civile, drejtues të shkollave, aktivistë, etj.

Qëllimi kryesor ishte diskutimi i mënyrave për zgjidhjen e situatës emergjente për të evituar braktisjen e shkollës si dhe forcimi i perpjekjeve institucionale për të ndryshuar aktet ligjore në fuqi të cilat përjashtojnë nga kategoria e përfituesve fëmijë që i perkasin komunitetit egjiptian.

IMG_6192Tryeza doli me disa rekomandime si: parashikimi i fondeve në buxhetin e bashkisë për zgjidhjen e rasteve të emergjencës, evidentimi ne kohë dhe me saktësi i nr. të fëmijëve në nevojë nga drejtoritë e shkollave, administratorët shoqerore e NGO egjiptiane, promovimi i fushatave të dhurimit të librave të perdorur për femijët në nevojë, lobimi me pushtetin qendror në menyrë që politikat arsimore të ndryshojnë në përputhje me nevojat dhe situatën që reflektohet në rajon etj.

Ne vijim të kësaj tryeze, Kryetari i Bashkisë Z. Fadil Nasufi mori pjesë në një ceremoni të shpërndarjes së teksteve mesimore falas për 40 femijë egjiptiane të shkollës 9-vjecare, Uznovë që u mundesuan nga projekti SSIREC (PNUD).