Home / Trashëgimia / Muzeu Onufri

Muzeu Onufri

Muzeu Ikonografik  Kombëtar “Onufri”-është nga më të vizituarit e qytetit nga më të rëndësishmit në krejt Shqipërinë . në të ndodhen një numër I madh ikonash të realizuara mjeshtri më I madh I pikturës mesjetare shqiptare Onufri dhe I biri I tij, Nikolla, si dhe të shumë artistëve të tjerëtë artit iconographic. Muzeu u përurua në vitin 1986.Kisha Fjetja e Shën Mërisë, në të cilën ndodhet muzeu, u ndërtua nga fundi I shekullit të XVIII dhe përfundoi në 1797, në vend të një kishe tjetër të shekullit X. Ka zbukurime të shumta Brenda me paraqitje kafshëshj, të Shën Gjon Pagëzorit, Shën Nikollës, Shën Gjergjit, Shën Vasilit. Ikonostasi, me gdhëndje të sifistikuar në druarre të larë n ëar, I përket vitit 1806. Një Berata  Stefan është autori I saj.

Muzeu përbëhët nga tre salla:

Salla qëndrore: Përball hyrjes do të shihni një nga ikonat më të bukura të bëra nga Onufri,ku Shën Maria është duke mbajtur foshnjën Jezus në krahun e djathtë, një përjashtimnga të gjitha kanonet e artit ikonografik. Ndërsa, në hyrje në pjesën e brendëshme është vendosur një ikonë që paraqet dy shënjtorë luftëtar të ulur në gjunjë. Kjo sallë përmban edhe objekte [për përdorim gjatë liturgjisë si dhe kapakë të bilblës.

Salla2: Përbëhet nga shumë ikona të ekzpozuar. Këtu gjendet ikona që paraqet Meshën e  Qirinjve. Një ikonë tjetër e rëndësishme është ajo e Virgjëreshës e shekullit XVII. Po këtu gjendet ikonat që paraqesin Shën Mihalin dhe Shën Gjergjin.

Salla e sipërme: në këtë sallë shkohet nëpërmjet shkallëve prej druri. Ikona më e bukur është ajo e Shën Nikollës ose ajoe Gjon Pagëzorit bërë nga Onufri. Shumica e ikonave qeë ndodhen në këtë sallë vijnë nga kasha Shën Dhimitit. Në fund të sallës gjendet një ikonë që paraqet kështjellën si dhe pamje nga qyteti mesjetar I Beratit.